Shqipëria ngjit dy pozicione në UEFA, lë pas Serbinë

Publikuar tek: sport, më 18:55 03-04-2015 Shqipëria ngjit dy pozicione në UEFA, lë pas Serbinë

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka shpallur listën e saj me Përfaqësueset më të mira për këtëmuaj. Pas fitores së madhe ndaj Armenisë 2-1, Kombëtarja shqiptare ka marrë edhe një lajm tejet të mirë nga UEFA.

UEFA përditësoi klasifikimin e Kombëtareve të kontinentit të vjetër pas ndeshjeve të fundit të eliminatoreve Francë 2016, ku Shqipëria është ngritur me dy shkallë duke u pozicionuar e 33-ta ndër 54 vendet anëtare të UEFA-s.

Kjo ngritje e Shqipërisë bëhet edhe më e bukur kur shikon listën që shteti fqinj, Serbia ka mbetur prapa nesh në pozitën e 34-të. Ndërkohë skuadrat tjera të grupit tonë janë Portugalia në pozitën e shtatë, Danimarka në pozitën e 19-të dhe Armenia në të 37-tën.

Gjermania, Spanja dhe Anglia kryesojnë listën e UEFA-s, ndërsa ekipet që kanë gjitur më shumë pozicione janë Belgjika(6+), Suedia, Bosnia, Bjellorusia dhe Azerbajxhani(5+). 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Peshëngritje/ Pezullohen Begaj, Godelli e Pulaku. Godelli: Na tradhëtoi Luan Shabani, na dha medikament të ndaluar
Andi Lila shënon gol ndaj Interit, feston me shqiponjë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.0041739940643311
array(1) { ["section"]=> string(56) "shqiperia-ngjit-dy-pozicione-ne-uefa-le-pas-serbine-7770" }