Shqipëria ngjit dy vende në renditjen e FIFA. Spanja jashtë 10-shes

Publikuar tek: sport, më 17:36 12-03-2015 Shqipëria ngjit dy vende në renditjen e FIFA. Spanja jashtë 10-shes

Kombëtarja shqiptare është ngjitur me dy vende në renditjen e FIFA-s për muajn shkurt, duke u pozicionuar në vendin e 61-të me 557 pikë të grumbulluara.

Në listën e publikuar nga FIFA, rezulton se në grupin I për eleminatoret e Europianit 2016, Portugalia ka pozicionin më të mirë e renditur në vendin e 7, e ndjekur nga Danimrka në vendin e 28, Serbia 40, Shqipëria e 61-të dhe Armenia e cila renditet në vendin e 79-të.

Në dhjetë skuadrat më të mira surprizën e ka bërë Italia, e cila duke u ngjitur me dy pozicione renditet e 10-ta, ndërsa Spanja ka dal jashtë saj e pozicionuar në vendin e 11-të. Sa i përket skuadrave të tjera renditja vijon me Gjermania-1, Argjentina-2, Kolumbia-3, Belgjika-4, Holanda-5, Brazili-6, Portugalia-7, Franca-8, Uruguaji-9. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nesër derbi Tirana-Partizani, në 19.00 në “Qemal Stafa”, organizohen tifozët
Nis derbi midis tifozerive në kryeqytet (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.0052170753479004
array(1) { ["section"]=> string(71) "shqiperia-ngjit-dy-vende-ne-renditjen-e-fifa-spanja-jashte-10-shes-5723" }