Shqipëria nis bashkëpunimin me Iranin, importon produktet petrokimike të Republikës Islamike

Publikuar tek: ekonomi, më 17:43 21-09-2016 Shqipëria nis bashkëpunimin me Iranin, importon produktet petrokimike të Republikës Islamike

Shqipëria ka hyrë në listën e klientëve europianë që blen produktet petrokimike të Iranit. Edhe pse pas pranimit të 3200 muxhahedinëve, grupit të konsideruar terrorist nga Teherani, marrëdhniet mes dy vendeve janë përkeqësuar, kjo nuk ka ndikuar negativisht në fushën ekonomike.

Shqipëria, Suedia, Greqia dhe Italia janë klientët e rinj të produkteve petrokimike iraniane, pas reduktimit të volumit të eksporteve të Republikës Islamike drejt Kinës, raporton Newsbomb. Kjo hapësirë e lënë bosh nga Kina, po mbushet nga vendet europiane.

“Karoon Petrochemical Company eksporton në 18 shtete përfshirë Shqipërinë, Greqinë, Suedinë dhe Rusinë”, ka thënë Kazem Bastakian, menaxher i kësaj kompanie, ndërsa shton se disa kompani nga këto vende kanë paraqitur kërkesat pas heqjes së sanksioneve ekonomike nga perëndimi në janar të këtij viti.

*Petrokimia është degë e kimisë industriale që merret me studimin dhe shfrytëzimin e lëndëve të tilla si nafta, gazi natyror dhe nënproduktet e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.063173055648804
array(1) { ["section"]=> string(97) "shqiperia-nis-bashkepunimin-me-iranin-importon-produktet-petrokimike-te-republikes-islamike-53659" }