Shqipëria nuk e kalon testin e dytë, humbet me Ukrainën

Publikuar tek: sport, më 22:37 03-06-2016

Kombëtarja shqiptare nuk ka arritur të kalojë një kundërshtar serioz si Ukraina, duke u mposhtur në stadiumin e Bergamos me rezultatin 3-1.

Kuq e zinjtë e nisën sërish keq ndeshjen, me një gol të pësuar që në minutën e 7, çka tregon se në mbrojtje ka një problem serioz. Megjithatë, Sadiku ka arritur të barazojë shifrat vetëm 5 minuta më vonë.

Barazimi i dha sërish sigurinë në fushë kuqezinjve, të cilët morën ndeshjen në kontroll. Pjesa e parë fliste vetëm për skuadrën e Gianni De Biasit, por lojtarët u futën në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1.

Në fillimin e pjesës së dytë Shqipëria u ndëshkua sërish, vetëm dy minuta pasi arbitri kishte sinjalizuar fillimin e lojës.

Largimi i Xhakës dhe Abrashit tregoi një skuadër pa fantazi dhe që nuk lidhej dot në mesfushë.

Pavarësisht se De Biasi hodhi në lojë tre sulmues, Cikalleshin, Gashin dhe Balajn, rezultoi u thellua në dëm të Shqipërisë. Ukrainasit shënuan dy gola të tjerë, duke vulosur ndeshjen në rezultatin 3-1.

Ky ishte testi i fundit për Kombëtaren, pas fitores me Katarin, përpara fillimit të Kampionatit Europian. Megjithatë, loja e zhvilluar në pjesën e parë nga formacioni që pritet të jetë ai me të cilin do të përfaqësohemi në Euro 2016, krijon shpresat për një paraqitje pozitive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stadiumi i Bergamos në Itali, vishet me ngjyrat kuq e zi (Foto)
Autogoli i portierit moldav i dhuron fitoren Zvicrës »
Article Logic
Execution time: 0.0040841102600098
array(1) { ["section"]=> string(60) "shqiperia-nuk-e-kalon-testin-e-dyte-humbet-me-ukrainen-42370" }