Shqipëria nuk e përballon deri në fund Francën, mposhtet në “Velodrome”

Publikuar tek: sport, më 22:03 15-06-2016 Shqipëria nuk e përballon deri në fund Francën, mposhtet në “Velodrome”

Pavarësisht një pjese të parë fantastike, kuqezinjtë e Gianni De Biasi-t nuk kanë arritur të përballojnë deri në minutën e fundit presionin e vendasve në stadiumin “Velodrome”.

Kombëtarja Shqiptare tregoi karakter të vërtetë Europian në pjesën e parë të lojës dhe shanset për të realizuar në portën kundërshtare nuk munguan. Në minutën e 39, Armando Sadiku ishte fare pranë realizimit të golit të parë në “Velodrome”, por ndërhyrja e portierit Lloris, i mohoi atij mundësinë të kalonte Shqipërinë në avantazh. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë në fushë ishte një tjetër Francë, më kërkuese dhe që mbante në presion gjatë gjithë kohës Shqipërinë. Hyrja në fushë e Pogba dhe Griezmann i dhanë lojës së francezëve një ritëm të lartë dhe vetëm një minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt e arritën atë që kërkonin. Ylli i Atletiko Madrid, Antonie Griezmann realizoi qetësisht në portën e Etrit Berishës, duke kaluar gjelat në avantazh.

Ekipi ynë u mundua të shfrytëzonte pesë minutat shtesë të dhëna nga arbitri i katërt, por pikërisht kur ne po sulmonim, Franca shfrytëzoi një kundërsulm për vulosur rezultatin në 2-0.

Tashmë kuqezinjtë ndodhen të fundit në grupin “A” me zero pikë, ndërsa më datë 19 qershor do të luajnë shansin e fundit, kundër Rumanisë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Marramendëse, ja sa është numri zyrtar i tifozëve shqiptarë në stadium
Shkodran Mustafi ka një mesazh emocionues për të gjithë shqiptarët (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.023094892501831
array(1) { ["section"]=> string(74) "shqiperia-nuk-e-perballon-deri-ne-fund-francen-mposhtet-ne-velodrome-43637" }