Shqipëria nuk përfiton nga plani 5 vjeçar për zhvillimin e infrastrukturës në Ballkan, kualifikohet vetëm me një projekt

Publikuar tek: ekonomi, më 18:03 11-12-2015 Shqipëria nuk përfiton nga plani 5 vjeçar për zhvillimin e infrastrukturës në Ballkan, kualifikohet vetëm me një projekt

Shqipëria është pozicionuar shumë keq strategjikisht në “Planin 5 Vjeçar 2016-2020” te SEETO (Zhvillimi i Transportit në Ballkanin Perëndimor).

Në listën e 21 “Projekte Prioritare që ju Ligjërohet Financimi”, Shqipëria ka kualifikuar vetëm 1 projekt, “Rrugën Berat-Tepelenë”!!!!!, me pikët më të ulëta të cilësisë së projektit prej 39%, kur pikavarazhi mesatar i cilësisë së projekteve është 71%, ndërsa cilësinë më të mirë të projekteve e ka Serbia dhe Bosnja (tabela e mëposhtme). Ndërsa Kosova kualifikoi 3 projekte.

Geri Selenica, Drejtor i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike i është drejtuar me një letër Kryeministrit të vendit Edi Rama, ku e lajmëron për prapambetjen e Shqipërisë nga fondet për zhvillimin e infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor.

Në datën 3 të këtij muaji u zhvillua në Tiranë aktiviteti më i rëndësishëm politik dhe ekonomik për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, mbledhja vjetore e Ministrave të Transportit dhe e SEETO (Observatorit të Transportit të Europës Juglindore). Në këtë mbledhje u paraqit “Planit 5 Vjeçar 2016-2020 i Zhvillimit të Transportit të Ballkanin Perëndimor”.

Selenica shpjegon se, gjithë vendet kanë objektiv konkret të bashkëpunimit në SEETO përfshirjen e projekteve të tyre në “Listën e Projekteve Prioritare të Transportit”. Në këtë listë ka 2 kategori projektesh:

-“Projekte Prioritare që ju Ligjërohet Financimi”, që kanë studim fizibiliteti të plotë dhe dokumentacion projekti të plotë.

-“Projekte Prioritare për t’u Përgatitur”, që kërkojnë bërjen e plotë të projektit dhe të studimit të fizibilitetit.

Ai shpjegon se , në listën e “Projekteve Prioritare që do të Përgatiten”NUK janë paraqitur 2 segmentet më strategjike të Korridorit Rrugor 8, “Elbasan-Qafë Thanë” dhe “Qafë Thanë-Kapshticë” dhe Shqipëria është de-facto e papërfshirë në korridoret hekurudhore europiane Rail Freight Corridors(RFCs), pasi lidhjet e parashikuara hekurudhore nga Mali i Zi e Maqedonia nuk lidhen efektivisht me korridoret hekurudhore europiane nëpërmjet RFC 7 – Orient/East-Med Corridor. Këto lidhje, shpjegon Selenica e fusin Shqipërinë në një rrugicë qorre që s’kap dot trafik ndërkombëtar.

Për kualifikimin mjaft të dobët të Shqipërisë në “Planin 5 Vjeçar 2016-2020 të Zhvillimit të Transportit të Ballkanin Perëndimor” Selenica ka dhënë edhe disa arsye.

1 – Historikisht Shqipëria nuk ka paraqitur projekte profesionale transporti, pasi në Shqipëri që nga vitet ’70 nuk ka as standarde rrugësh e jo më të flitet për strategji kombëtare transporti apo pozicionime strategjike rajonale;

2 – Neglizhenca, paaftësia administrative e politike në fushën e transportit vazhdon. Kjo duket në sasinë e fondeve që qeveria shqiptare ka harxhuar për projekte transporti. Qeveria ka detyrim nga Samiti i Vjenës për të ngritur një “Komitet të Investimeve Kombëtare” për këto çështje.

3 – Ka një përplasje ministrish për çështjen e Korridoreve, ku në të njëjtën kohë merren me to edhe Ministria e Transportit edhe e Ekonomisë.

4 – Si ekonomist dhe diplomat me eksperiencë pothuaj 30 vjeçare unë nuk mendoj dot që kjo paraqitje kaq e dobët dhe antikombëtare është fryt i paaftësisë. Mund të jenë të paaftë, por shurdhë e qorra nuk janë, pasi shumë aktorë jua kanë përsëritur disa herë. Kështu që me lind e drejta që të besoj teoritë konspirative, që kjo bëhet qëllimisht për të mos e zhvilluar Shqipërinë. Paraqitja e kërkesave për këto Korridore është një punë minimale shteti, që nuk kërkon ndonjë formim të veçantë akademik a inxhinierik, ndonjë vizion të madh apo ndonjë gjeni strategjie ekonomike. Edhe tetëvjeçarja mjafton, po ta kesh dëshirën ta bësh.

“Një paraqitje e tillë është më se e turpshme, është kriminale, është antikombëtare (refuzuat hekurudhën me Kosovën)! Zoti Kryeministër”, përfundon letrën e tij Selenica. /Monitor/

attachment-13.jpg

attachment-14.jpg

TEN-T-Road-Airport.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.091418027877808
array(1) { ["section"]=> string(125) "shqiperia-nuk-perfiton-nga-plani-5-vjecar-per-zhvillimin-e-infrastruktures-ne-ballkan-kualifikohet-vetem-me-nje-projekt-27535" }