Shqipëria prezantohet në panairin e librit në Torino, në kuadër të ekspo-Milano 2015

Publikuar tek: kulture-art, më 09:06 29-04-2015 Shqipëria prezantohet në panairin e librit në Torino, në kuadër të ekspo-Milano 2015 Posteri i sallonit te librit te Torinos

Shqipëria do të prezantohet me një stendë të saj për librin në panairin e librit në Torino që do të zhvillohet nga datat 14-18 maj. Ky Panair i librit në Torino bëhet në kuadër të ekspo-Milano 2015, ku Shqipëria ka deklaruar se do të marrë pjesë. 

Mes shteteve të tjera që do të kenë stendën e tyre të librit janë Gjermania, Arabia Saudite, Azerbajxhani, Brazili, Izraeli, Kazakistani, Mozambik, Peru, Polonia, Rumania, Turqia dhe Selia e Shenjtë.

Imazhi që duket në ftesë tregon Johann Wolfgang von Goethe, portret i famshëm në një fshat romak në 1787 realizuar nga Johann Heinrich Wilhelm Tischbein, ndërkohë që është rrethuar nga simbole bashkëkohore në Itali: kinemaja, libri, muzika, moda, gatimi, stil apo risi në makinë. Qëllimi dhe ideja është : “Italia, salloni i mrekullive”.

Tema e këtij panairi do të jenë mrekullitë në Itali, peizazh, monumentet dhe thesaret e UNESCO, risitë, përsosmëritë në fushat e krijimtarisë historike e bashkëkohore. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aktori Neritan Liçaj feston 46-vjetorin, i përgjigjet çdo urimi
Eliza Dushku vjen në Shqipëri, do vizitojë edhe Prishtinën »
Article Logic
Execution time: 0.024692058563232
array(1) { ["section"]=> string(88) "shqiperia-prezantohet-ne-panairin-e-librit-ne-torino-ne-kuader-te-ekspo-milano-2015-9927" }