Shqipëria prezanton për herë të parë turizmin në Kinë

Publikuar tek: kulture-art, më 14:40 14-04-2015 Shqipëria prezanton për herë të parë turizmin në Kinë

Vendi ynë merr pjesë për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit COTTM 2015 që organizohet nga data 14-16 Prill në Pekin.

 Nën organizimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), stenda shqiptare përfaqësohet edhe me 4 tour operator dhe agjenci turistike private ( Key Tours Albania, Albtours D, Intours Albania dhe ATHS). Vetëm në ditën e parë të këtij panairi ku marrin pjesë më shumë se 4000 vizitorë profesionale dhe tour operator jo vetëm nga Pekini, janë zhvilluar takime të shumta biznesi dhe është bërë e mundur prezantimi i paketës turistike që ofron Shqipëria për një treg i cili nga viti në vit po rritet me ritme të shpejta. Në vitin 2014 ishin 107 milion turistë kinez të cilët zgjodhën të vizitojnë vende të ndryshme anembanë botës, me një rritje prej afërsisht 20%, çka tregon se sa treg potencial dhe me mundësi reale për thithjen e turistëve nga ky vend.

Drejtoresha e ATK, Julinda Dhame , po përfiton nga rasti të zhvillojë kontakte me median kineze për të mundësuar që informacioni turistik të jetë në dispozicion për turistët kinez edhe në gjuhën e tyre. Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me ambasadën tonë në Pekin që të organizohet një udhëtim familjarizues në Shqipëri me afersisht 15 gazetarë të mediave kineze në muajin maj ose qershor. Interesant është fakti që stenda jonë në këtë panair po vizitohet edhe nga shqiptarë të shumtë që jetojnë dhe studiojnë në Pekin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kori gjerman këndon “Po vijnë krushqit maleve”, vërshojnë komentet në rrjetet sociale (Video)
Artisti i Popullit, Pirro Mani feston 83-vjetorin »
Article Logic
Execution time: 0.019713878631592
array(1) { ["section"]=> string(58) "shqiperia-prezanton-per-here-te-pare-turizmin-ne-kine-8701" }