Shqipëria promovon turizmin në panairin më të rëndësishëm të Europës Qendrore

Publikuar tek: kulture-art, më 19:59 19-02-2016 Shqipëria promovon turizmin në panairin më të rëndësishëm të Europës Qendrore

Shqipëria vazhdon me intensitet aktivitetin promovues në panairet më të mëdha të turizmit në botë.

Kësaj radhe Agjencia Kombëtare e Turizmit merr pjesë në panairin më të rëndësishëm të Evropës Qendrore, “Holiday World” që po zhvillohet në Pragë nga data 18-21 Shkurt.

Në jubileun e tij të 25-të, vendi ynë merr pjesë për të dytin vit radhazi në këtë panair duke përforcuar imazhin e një destinacioni turistik, i cili ofron një paketë të kompletuar për çdo turist dhe në çdo periudhë të vitit, shkruan Ata.

Interes i shtuar nga media vendase dhe dyfishim i tour operatorëve shqiptar që i janë bashkuar AKT-së në prezantimin e këtij viti tregon për një rritje të informacioneve mbi Shqipërinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të kontakteve të biznesit.

Gjatë ditëve të panairit, prezent ishte edhe Ambasadori ynë në Pragë Riza Poda, i cili konfirmoi momentin e mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjithashtu po punohet që gjatë sezonit veror të rritet numri i fluturimeve direkte nga Praga në Tiranë (Rinas) dhe anasjelltas dhe nisja që në fillim të muajit Maj, ndryshe nga vitet e mëparshme

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) është duke marrë pjesë edhe në Panairin Ndërkombëtar të IFT në Beograd, i cili zhvillohet në datat 18 – 22 shkurt 2016, për të promovuar destinacionet turistike që ofron Shqipëria për vizitorët e huaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eliza Dushku mijëra ndjekësve të saj nga e gjithë bota: I bekuar ky burrë shqiptar me mustaqe
Anbeta Toromani rrëzëllitëse, në spotin italian ‘’Si të dashurohesh me baletin’’(VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.018444776535034
array(1) { ["section"]=> string(83) "shqiperia-promovon-turizmin-ne-panairin-me-te-rendesishem-te-europes-qendrore-33037" }