Shqipëria ripranohet si anëtare me të drejta të plota në Parlamentin Europian të Sipërmarrjeve

Publikuar tek: ekonomi, më 15:52 14-10-2016 Shqipëria ripranohet si anëtare me të drejta të plota në Parlamentin Europian të Sipërmarrjeve

Parlamenti Europian i Sipërmarrjeve zhvilloi sot Edicionin e katërt të punimeve me moton “Europa ka nevojë për biznesin. Biznesi ka nevojë për Europën”. Me këtë moto u mbajt në Bruksel edicioni i katërt i Parlamentit Europian të sipërmarrjeve Eurochambers me pjesëmarrjen e 750 bizneseve nga 45 vende të ndryshme europiane. 

Një delegacion me 9 përfaqësues të bizneseve të suksesshme, midis tyre Presidenti i “Yldon Media group”,  Ylli Ndroqi, përfaqësoi Shqipërinë gjatë punimeve të Parlamentit europian të Sipërmarrjeve duke pasur shansin të bëhen anëtarë aktivë të Parlamentit Europian për një ditë, përmes debateve dhe votimit për çështjet më të nxehta për biznesin dhe politikën.

Për marrëdhënien e ngushtë të bashkëpunimit biznes-qeveri por edhe kundërshti kur gjërat nuk shkojnë si duhet foli dhe  Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë që ka një vlerësim të veçantë për miratimin nga Kuvendi të ligjit për dhomat e tregtisë.

 “Pjesëmarrja në Parlamentin Europian të Sipërmarrjeve është shumë e rëndësishme dhe është e rëndësishme që qytetarët shqiptarë dhe sipërmarrja tashmë e kanë gjetur rrugën e tyre, që është integrimi dhe anëtarësimi në BE.  Arsyeja tjetër për të rritur rolin tonë është se ligji kontinental për organizimin e Dhomave të Tregtisë e mundëson këtë parlament që të shkëmbehen jo vetëm përvojat më të mira por edhe ta kemi ekonominë kontinentale që të jepi prezent konkurruese sa edhe bashkëpunuese”-tha Jaka duke vlerësuar dhe miratuar ligjin në parlament për të strukturuar dhe forcuar sistemin e Dhomave të Tregtisë duke u bazuar te sistemi i ligjit kontinental të vendeve si Gjermania, Austria, Franca dhe shteteve të tjera.

Shqipëria u ripranua në familjen e Dhomave të Tregtisë Europiane –Eurochambres, si anëtare me të drejta të plota pas disa vitesh pezullim, falë kontributit dhe punës së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

14678045_10155251424878765_346486056_o.jpg14678140_10155251424908765_1765059137_o.jpg14697108_10155251424893765_439579332_o.jpgsipermarrje.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022264003753662
array(1) { ["section"]=> string(100) "shqiperia-ripranohet-si-anetare-me-te-drejta-te-plota-ne-parlamentin-europian-te-sipermarrjeve-56187" }