Shqipëria s’ka kapacitete për strehimin e sirianëve

Publikuar tek: analiza-komente, më 15:06 27-11-2015 Shqipëria s’ka kapacitete për strehimin e sirianëve

Nga Arben LLALLA

Çështja e refugjatëve sirianë është bërë problemi botëror sot. Janë mijëra njerëz që ikin nga lufta, janë prindër me fëmijë në krah që qajnë, ikin, duke mos e kthyer kokën pas. Por për ku janë nisur sirianët? Mijëra refugjat me varka zbarkojnë në fillim në Greqi, më tej të shoqëruar nga policia greke i fusin në Maqedoni. Policia maqedonase i pajisë me një dokument 3 ditor për tu larguar në drejtim të Serbisë, Kroacisë, Austrisë dhe në fund në Gjermani. Kjo mënyrë e shoqërimit të emigrantëve sirian duke i shëtitur nga shteti në shtet është një mënyrë poshtëruese, një politikë raciste sepse këta emigrantë nuk kanë nevojë të bredhin nga shteti në shtet, por të përkrahen, t'u jepet ndihma e shpejtë, ushqime dhe të qëndrojnë sa më afër Sirisë, shtëpive të tyre me qëllim pasi të mbaroj lufta të rikthehen në vatrat e tyre.

Shqipëria është zotuar të strehoj rreth 25 mijë emigrantë sirian, por sa janë kapacitetet tona për të strehuar mijëra emigrantë sirian? Mendoj se premtimi i qeveritarëve shqiptar për të pritur me afate të pa përcaktuara rreth 25 mijë sirian është i tepërt, servilizëm sepse kapacitetet tona ekonomike dhe shtetërore nuk janë në gjendej të pranojnë emigrantë. Jemi dëshmitar se përditë nga Shqipëria largohen për arsye ekonomike rreth 10 mijë shqiptar në muaj. Që nga viti 1991, rreth 1.5 milion shqiptar janë emigrantë të përhershëm në vendet Evropiane. Atëhere si është e mundur që qeveria e Edi Ramës premton të strehojë rreth 25 mijë emigrant sirian, kur vetë shqiptarët janë popull emigrantë sot? Si është mundur që ne premtojnë të strehojmë emigrantë kur ekonomia e vendit tonë është e varfëruar tej mase? Ku do strehohen këta emigrantë? Shpresoj që qeveritarët tanë mos të shkallmojnë dhe dhunojnë shtëpitë e emigrantëve shqiptar që punojnë nëpër Evropë për të strehuar dhunshëm mijëra emigrantë sirian. Shpresoj që edhe pak ajo pasuri e vënë me djersë prej 25 vitesh në emigracion mos të sekuestrohet nga shtetit shqiptar për të strehuar emigrantët sepse kjo gjë mund të ndodhi me një palo Ligj që mund të aprovojë qeveria në raste të emergjencës.

Ne nuk kemi asgjë kundër emigrantëve sirian sepse e dimë fare mirë se çfarë do të thotë të jesh emigrantë lufte, por kapacitetet ekonomike dhe strehimore të Shqipërisë e bëjnë të pamundur strehimin e rreth 25 mijë emigrantëve sirian në mesin e të cilëve mund të ketë edhe terroristë, vrasës seria, hajdutë. Kam frikën se ardhja e emigrantëve sirian në Shqipëri do e çoj ekonominë tonë të brishtë drejtë një katastrofe të urisë së zezë, do prishi edhe pak atë imazh të mirë të bashkëjetesës harmonike fetare duke patur parasysh se ne jemi një vend laik me shumë besime brenda rrethit familjar, ndërsa sirianët kanë një besim unik. Politikanët tanë të cilët gratë, fëmijët e tyre i dërgoj për jetuar jashtë Shqipërisë duhet të mendohen mirë para se të premtojnë strehimin e emigrantëve sepse kjo gjë nuk do sjelli zhvillim paqësor as në sferën e politikës së brendshme të vendit. Nuk e dimë se kush do tua paguaj rrymën elektrike emigrantëve sirian kur vetë shqiptarët nuk janë në gjendje ekonomike ta paguajnë dhe nga kjo mos pagesë dënohen me burg. Më duket një premtim qesharak dhe ironik për strehimin e mijëra emigrantëve sirian në Shqipëri, në kohën ku vetë shqiptarët e braktisin vendin e tyre si pasojë e ekonomisë së varfëruar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027915000915527
array(1) { ["section"]=> string(57) "shqiperia-s-ka-kapacitete-per-strehimin-e-sirianeve-26411" }