‘Shqipëria s’lufton me arkmorte’, zv.ministri i Jashtëm grek i përgjigjet Ramës: U përpoqëm të ruajmë marrëdhëniet por...

Publikuar tek: rajon, më 18:15 09-11-2018 ‘Shqipëria s’lufton me arkmorte’, zv.ministri i Jashtëm grek i përgjigjet Ramës: U përpoqëm të ruajmë marrëdhëniet por... Jorgos Katrougalos

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos ka reaguar sërish për vrasjen e minoritarit grek Konstandinos Kacifa, duke vënë në theks këtë herë deklaratat që kryeministri Edi Rama bëri ditën e djeshme.

Katrougalos dënoi reagimin e Ramës pas varrimit të Kacifës gjatë një interviste për mediat greke.

“Për fat të keq, megjithëse ne u përpoqëm të ruajmë si dritën e syve nivelin e marrëdhënieve dypalëshe, ka deklarata nga pala tjetër dhe madje në nivel të lartë qeveritar, që përmbajnë edhe cilësime të ashpra, edhe paragjykojnë vendimin e drejtësisë dhe përgjithësisht nuk ndihmojnë që të ulen tonet dhe të izolohen zërat nacionalistë nga të dy palët”, tha Katrougalos, ndërsa kritikoi gjithashtu edhe qëndrimin e Partisë më të madhe opozitare greke, Demokracia e Re, teksa u shpreh se rasti “rrëshqiti në nacionalizëm”.

“Nuk duhet që deklaratat të bëhen për të kënaqur përkohësisht veshët e auditorëve tanë”, shtoi zv.ministri, ndërkohë që dënoi këngët e parullat ekstremiste në Bularat gjatë ceremonisë së varrimit të Kacifës.

“Nuk është pjesë e të drejtave të minoritetit kur merr dikush një armë të rëndë dhe nuk e kam fjalën vetëm te ngjarja (e 28 tetorit). Nuk e di nëse i patë videot me këngët e njohura nacionaliste për Epirin e Veriut”, tha Katrougalos.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli Penal refuzon ankesën, Gruevski drejt burgut
Shpallja e 52 ekstremistëve “Non Grata”, reagon Ministria e Jashtme greke: Presim sqarime »
Article Logic
Execution time: 0.0040709972381592
array(1) { ["section"]=> string(121) "shqiperia-s-lufton-me-arkmorte-zv-ministri-i-jashtem-grek-i-pergjigjet-rames-u-perpoqem-te-ruajme-marredheniet-por-140922" }