Shqipëria turistike në Panairin e Pragës

Publikuar tek: kulture-art, më 13:17 20-02-2015 Shqipëria turistike në Panairin e Pragës

Turizmi shqiptar është duke u prezantuar në Panairin e Evropës Qendrore për Turizmin që mbahet në kryeqytetin Çek, Pragë. Ky është panairi i 24-t që zhvillohet atje, dhe Shqipëria po merr pjesë për të promovuar vlerat e saj turistike.

Agjencia Kombëtare e Turizmit, në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shpalos edhe një herë vlerat, resurset dhe kapacitetet e një vendi si Shqipëria ku turizmi nuk është më spontan, por gjithëpërfshirës dhe i pandalshëm në çdo stinë e ditë të vitit. 

"Stenda shqiptare po shfaq  interes për vizitorët që  gjejnë informacionet dhe marrin asistencën e nevojshme për planifikimin e pushimeve të tyre të ardhshme në Shqipëri", thotë Julinda Dhame përfaqësuese e delegacionit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit. 

Panairi do të qëndrojë i hapur deri në datën 22 shkurt 2015 .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajza e Frederik Ndocit në “The Voice of Amerika” (Video)
Petri Bozo organizon “Miss Globe” në Kanada »
Article Logic
Execution time: 0.0040230751037598
array(1) { ["section"]=> string(45) "shqiperia-turistike-ne-panairin-e-prages-3951" }