Shqipëria vendi ku mund të ecet në këmbë ose me kalë, destinacioni i ri i vizitorëve evropianë

Publikuar tek: kulture-art, më 16:41 06-05-2015

Vitet e fundit ATTA, Shoqata Tregtare për Udhëtimet Aventuriere i ka orientuar vizitorët në vende gjithmonë e më pak të vizituara si Ballkani dhe vendet balltike, vendet e Evropës Lindore si Polonia dhe Republika Çeke, vendet Nordike.

Kanë ikur ditët kur në Evropë preferohej Roma, Paris dhe Londra. Tani gjithnjë e më shumë vizitorët po preferojnë vende të pavizituara më parë si: Shqipëria dhe Maqedonia, Estonia dhe Polonia, Greenland në Danimarkë dhe Islanda. Ka shumë arsye që shpjegojnë dëshirën për të vizituar këto vende pikërisht tani:

-Më parë udhëtimet në këto vende ishin të kufizuara për shkak të trazirave politike dhe luftërave të përgjakshme. Tashmë kanë kaluar 20 vite dhe rajoni po shërohet.

-Interneti ka ndikuar në promovimin e këtyre vendeve. Përveç mbulimit mediatik të vendeve, ka ndikuar edhe ndarja e eksperiencave nga njerëzit në rrjetet sociale duke promovuar atë që ofrojnë këto vendet.

Nancy Tare ka treguar për “Adventure Travel News” se Shqipëria po preferohet shumë nga turistët e huaj dhe ka listuar disa nga gjërat që ata bëjnë në Shqipëri.

 Photo: ATTA / Mark Crawford

Nancy Tare është një operatore udhëtimi në Shqipëri e cila tregon që klientët e saj janë klientë tipikë aventurirë që kërkojnë të zbulojnë rrugë të pashkelura dhe e klasifikojnë Ballkanin në listën e pasur me destinacione të tilla. Sipas Tares po rritet çdo vit e më shumë numri i turistëve dhe sidomos i atyre që vijnë për herë të pare, të cilët preferojnë ecjen në këmbë, eksursionet eksploruese, me kalë dhe vizitat në fshatrat e vogla në rrugë që janë shumë popullore.

“Ofertat interesante, të shumëllojshme dhe itineraret unike duket se janë çelësi kyç. Aktivitetet që ofrohen tek ne janë ecjet në këmbë dhe me kalë, përshembull: “Udhëtimi në gjurmët e Lord Bajron” me përvojat unike gjatë rrugës  duke zgjedhur të ecë në këmbë ose me kale”, thotë Nancy.

“Në fund të kërkimeve tona kuptojmë që trendet dhe ndryshimet në atë që pëlqejnë turistët nga udhëtimet periferike”, tregon Tare. “Është e nevojshme që të kuptohen nevojat e udhëtarëve dhe ne jemi një operator që njohim mirë terrenin”, shprehet Tare.

Edhe ekspozimi mediatik i Maqedonisë është rritur, tregon Jane Josivoksi i “Maqedonia Experience”, i cili siguron shumë informacione mbi aktivitetet kulturore në Maqedoni. Sipas Josivoksi-t media ka një rol kyç në promovimin e vendeve periferike evropiane. Një arsye tjetër përse udhëtarët pëlqejnë destinacionet periferike është edhe qetësia që marrin kur shkojnë për pushime në vende të largëta. Aplikacionet e reja u japin mundësinë që të jenë gjithmonë të organizuar dhe informuar.

Photo: ATTA / Gregg Bleakney

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shitet piktura e Van Gogh në ankand, vlera 66 milionë dollarë
“Virgjëresha e Betuar” rrëmben një tjetër çmim në festivalin e San Francisco-s »
Article Logic
Execution time: 0.022052049636841
array(1) { ["section"]=> string(99) "shqiperia-vendi-ku-mund-te-ecet-ne-kembe-ose-me-kale-destinacioni-i-ri-i-vizitoreve-evropiane-10522" }