Shqipëria vlerësohet shumë lart nga Banka Botërore për bashkëpunimin në investime mes shtetit dhe privatit

Publikuar tek: ekonomi, më 16:53 06-10-2016 Shqipëria vlerësohet shumë lart nga Banka Botërore për bashkëpunimin në investime mes shtetit dhe privatit

Banka e Botërore për herë të pare, në raportin e posacëm “Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të PPP–ve 2017”, studioi ecurinë e Koncesioneve me Partneritet Publik Privat në Shqipëri.

Ky raporti vlerësoi Shqipërinë duke e renditur në vendin e 14 nga 82 ekonomitë e marra në vlerësim duke lënë pas shumë shtete, si Rusia, Turqia, Bullgaria.  

Sipas raportit Shqipëria vlerësohet në katër fusha dhe pikërisht në: -

  1. Përgatitja e PPP-ve 67 pikë,
  2.  Prokurimi i PPP-ve 78 pikë, 
  3. Menaxhimi i propozimeve të pakërkuara (USPS) 75 pikë,
  4. Menaxhimit të Kontratave 55 pikë.

Sipas raportit, Shqipëria ka marrë vlerësim të lartë për shkak se në renditjen  e PPP (një formë investimi ku shteti dhe privati bëhen bashkë për të kryer një shërbim apo investim) pasi në shumë vende nuk e aplikojnë këtë lloj koncesioni.

Kjo praktikë e vonë edhe në vende të zhvilluara vlerësohet me rrisk për shtetin dhe për privatin, pasi kushtet e të bërit biznes mund të ndryshojnë gjatë viteve të koncesionit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032142877578735
array(1) { ["section"]=> string(112) "shqiperia-vleresohet-shume-lart-nga-banka-boterore-per-bashkepunimin-ne-investime-mes-shtetit-dhe-privatit-55289" }