Shqipëria voton sot, mbi 3 milionë zgjedhës drejt kutive për 61 bashkitë

Publikuar tek: politike, më 05:22 21-06-2015 Shqipëria voton sot, mbi 3 milionë zgjedhës drejt kutive për 61 bashkitë

Shqiptarët sot votojnë. Mbi 3 milnë zgjdhës do t'u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryebashkiakë dhe anëtarët e këshillave të këtyre bashkive.Qendrat e votimit hapen sot në 07:00 dhe mbyllen në 19:00. Numri i votuesve është 3.382.295.

Për të gjetur emrin se në cilën qendër votimi do të votosh bashkë me adresën përkatëse, mund të përdorësh websitin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, www.cec.org.al, dhe të zgjedhësh ''Zgjedhjet 2015'' te seksioni  Zgjedhje Lokale. Aty është publikuar lista e të gjithë zgjedhësve.

Zgjedhësi do votojë me dy fleta votimi, njëra për kryetarin e bashkisë dhe tjetra për kandidatët për anëtarët e Këshillit Bashkiak.  Në krahë të kandidatit për kryetar bashkie ose kandidatit për këshilltar bashkiakë, në kuadratin e bardhë vendosen shenjat  ‘’X” ose “+” që tregon se keni dhënë votën tuaj.

Më poshtë janë modelet e dy fletëve të votimit.

fletevotimi2015

Model i fletës së votimit për kryetar bashkie

fletevotimi22015

Modeli i fletës së votimit për këshilltarët bashkiakë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot heshtje zgjedhore, nesër shqiptarët drejt kutive të votimit
Rishfaqet Monika Kryemadhi pas incidentit me armë, shkon sërish në Lezhë me vajzën dhe Tushajn »
Article Logic
Execution time: 0.13318109512329
array(1) { ["section"]=> string(77) "shqiperia-voton-sot-mbi-3-milione-zgjedhes-drejt-kutive-per-61-bashkite-14165" }