“Shqiponjat” mbërrijnë në Shqipëri, fotot mbushin rrjetet sociale

Publikuar tek: sport, më 15:36 05-10-2015 “Shqiponjat” mbërrijnë në Shqipëri, fotot mbushin rrjetet sociale

Lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë nisur të mbërrijnë në Shqipëri për t’u bërë gati për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Serbi, që do të luhet më 8 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”. Shumica e lojtarëve kuq e zinj luajnë në skuadra europiane dhe menjëherë sapo kanë mbaruar ndeshjet në kampionatet përkatese, janë nisur drejt Tiranës.

Lojtarët që luajnë në Zvicër, Xhaka, Kukeli, Sadiku, Gjimshiti dhe Aliji kanë udhëtuar së bashku drejt aeroportit “Nënë Tereza”. Në të njejtën mënyrë kanë vepruar edhe dy lojtarët e Nantes në Francë, Lorik Cana me Emir Lenjani si dhe dy futbollistët e Rijekës në Kroaci, Odise Roshi me Bekim Balajn.

Alban Meha, Herolind Shala, Andi Lila, Sokol Cikalleshi, Etrit Berisha dhe Arlind Ajeti kanë mbërritur gjithashtu në Tiranë ku do të stërviten nën urdhrat e tranjerit Gianni de Biasi.

Lexo edhe: Fitoni një palë këpucë Mici's duke u bërë pjesë e konkursit të Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Napoli “poker” ndaj Milanit, Fiorentina në krye e vetme
UEFA hap hetimin për Lokomotivën e Moskës për racizmin kundër shqiptarëve »
Article Logic
Execution time: 0.022804975509644
array(1) { ["section"]=> string(68) "shqiponjat-mberrijne-ne-shqiperi-fotot-mbushin-rrjetet-sociale-22393" }