Shqiptarë, rusë e kolumbianë, MAFIA që po përgjak “Bregun e Diellit” në SPANJË (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 18:52 07-11-2018 Shqiptarë, rusë e kolumbianë, MAFIA që po përgjak “Bregun e Diellit” në SPANJË (FOTO)

Prej disa muajsh një valë e përgjakshme terrori ka goditur zonën “Costa del Sol” në jug të Spanjës.

Vrasjet, përdhunimet, torturat dhe shpërthimet me bombë kanë arritur në nivelet më të larta historike në këtë shtet. Ndërsa qytetarët ndihen më të pasigurtë se kurrë për të ardhmen e tyre.

Ekspertët thonë se këto akte janë vepër e bandave dhe organizatave mafioze që operojnë në qytetet turisitike të Spanjës. Ish-ushtarakë shqiptarë, degë të mafias ruse, dhe shtetas kolumbianë janë disa nga pjesëtarët e bandave përgjegjëse për gjakderdhjet.

Sipas Ministrisë spanjolle të Brendshme në të gjithë vendin ka 440 grupe të organizuara kriminale, nga këto rreth 100 operojnë në qytetet më të mëdha spanjolle, Barcelonë, Madrid dhe Malaga.

Malaga në jug të Spanjës është një nga qytetet më strategjike e zgjedhur nga bandat kriminale për shkak të aeruportit dhe porteve të shumta që përdoren si rrugë të trafikut të kokainës nga Kolumbia.

Resortet e shumta turistike, klubet e natës dhe bizneset e fuqishme janë gjithashtu në shënjestër të mafias në këtë zonë që i kërcënon me gjobëvënie apo i përdor për pastrim parash.

gserhetre5j.jpg

fgerthertjrtjj.jpg

dfhgdefhertj5rj.jpg

hdefhertjerjj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet në SHBA, demokratët rikthehen pas 8 vitesh
Dy vite më pas, Trump shpërthen më keq ndaj gazetarit të CNN: Ulu! Je i pasjellshëm, person i tmerrshëm (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.039831161499023
array(1) { ["section"]=> string(86) "shqiptare-ruse-e-kolumbiane-mafia-qe-po-pergjak-bregun-e-diellit-ne-spanje-foto-140650" }