Shqiptarët “arratisen” nëpër botë, OKB jep numrin e saktë të emigrantëve

Publikuar tek: ekonomi, më 11:41 06-06-2016 Shqiptarët “arratisen” nëpër botë, OKB jep numrin e saktë të emigrantëve

Kushtet e vështira ekonomike në Shqipëri dhe mundësitë për një jetesë më të mirë kanë shtyrë rreth 1.2 milion shqiptarë të emigrojnë nëpër botë. Këto rezultate janë paraqitur nga Organizata e Kombeve të Bashkuar(OKB).

Sipas censusit të fundit të INSTAT, rezidentë në Shqipëri janë rreth 2.86 milionë banorë.  Kjo shifër tregon se ata që kanë ikur jashtë përbëjnë rreth 40% të popullsisë që banojnë në vend.

Destinacionet kryesore janë Italia me rreth 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 80 mijë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga OKB me përpunimin e PewResearchCenter është hartuar harta e plotë e emigrantëve kudo që janë. Në Gjermani dhe Kanada ka nga 20 mijë shqiptarë, ndërsa ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar rreth 10 mijë.

Sipas Eurostat, numri i kërkesave për azil është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishte më parë.

Gjiithashtu dhe aplikimet për llotarinë amerikane që në 2015 arritën në 200 mijë. Ndërsa brigjet e Anglisë çdo ditë presin emigrantë shqiptarë që tentojnë të ikin ilegalisht.

Sipas raportit, në 2015 shqipëtarët përbënin 3.3% të popullsisë botërore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02485990524292
array(1) { ["section"]=> string(37) "shqiptaret-arratisen-neper-bote-42585" }