“Shqiptarët dhe rusët të ngjashëm në kulturë, tradita dhe karakter”, Ambasadori i Rusisë vlerëson marrëdhëniet mes popujve

Publikuar tek: politike, më 23:01 18-11-2015 “Shqiptarët dhe rusët të ngjashëm në kulturë, tradita dhe karakter”, Ambasadori i Rusisë vlerëson marrëdhëniet mes popujve

Është përkujtuar sot në Muzeun Historik Kombëtar 70-vjetori i krijimit të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Rusi. Të pranishëm në ceremoni ishin ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, Alexander Karpushin, Zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, poeti dhe shkrimtari rus, Vladimir Masallov, muzikanti Yuri Bogdanov e qindra personaliteteve dhe miqëve të shoqatës së Miqësisë Shqiptaro-Ruse.

Pasi përcolli në emër të ambasadës dhe popullit rus urimet e sinqerta për këtë aktivitet, ambasadori Karpushin u shpreh gjatë fjalës së rastit se shoqata ka një kontribut të madh në marredhëniet midis dy vendeve.

“Veprimtaria e kësaj shoqate, sjell më afër dy popujt tanë, të cilët janë mjaft të ngjashëm në kulturë dhe  tradita, por që kanë kalur gjithashtu edhe periudha mjaft të vështira, çka i ka kalitur dhe formuar edhe karakterin e këtyre popujve” është shprehur Karpushin transmeton Ata.

Rusët dhe shqiptarët, vijoi ambasadori, janë popuj shumë të ngjashëm jo vetëm nga historia apo karaketristikat dhe veçoritë, por edhe nga rëndësia që i kushtojnë miqësisë, ndërsa theksoi se Bashkimi Sovjetik e ka ndihmuar gjithmonë  popullin vëlla shqiptar edhe në ato kohë të vështira edhe për vetë Moskën.

“Sot jemi këtu sepse shohim drejt të ardhmes, dhe traditat, kultura, puna e kësaj shoqate dhe përpjekjet e saj, po i çojnë përpara mardhëniet tona”, theksoi Alexander Karpushin, ndërsa mbylli fjalën e tij me razën “Rroftë miqësia ruso-shqiptare”.

Shoqata-e-Miqesise-Shqiperi-Rusi-Foto-Flori-Abazi.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjela për deklaratën e fortë të ambasadorit amerikan për Shullazin e Frrokun: Shënjestër, Adriatik Llalla
Enri Çeno denoncon garën e shtirur në FRPD: Ndërhyrjet deformuan vullnetin »
Article Logic
Execution time: 0.022006988525391
array(1) { ["section"]=> string(124) "shqiptaret-dhe-ruset-te-ngjashem-ne-kulture-tradita-dhe-karakter-ambasadori-i-rusise-vlereson-marredheniet-mes-popujve-25753" }