Shqiptarët dhe serbët, të pasionuar pas EUROS

Publikuar tek: ekonomi, më 10:27 29-07-2018 Shqiptarët dhe serbët, të pasionuar pas EUROS

 

Banka Qendrore Europiane renditi serbët dhe shqiptarët si më të pasionuarit në Rajonin e Ballkanit për përdorimin e euros.

Sipas të dhënave që i përkasin vitit 2017, serbët mbajtën në monedhën euro 64.2 për qind të kursimeve të tyre në banka, teksa shqiptarët u renditën të dytët duke mbajtur 43.2 për qind të kursimeve totale në valutën euro.

 Euro shihet të jetë më pak dominante në kursimet e maqedonasve (36.6%), boshnjakëve (35.3%) dhe turqve (16.25). Siç shihet nga të dhënat turqit preferojnë më pak përdorimin e euros në rajonin tonë pasi vijojnë të kenë të orientuar pjesën më të madhe të tregtisë dhe shërbimeve në dollarin amerikan.

Edhe pse interesat për kursimet në monedhën e përbashkët janë më të ulta se në monedhën kombëtare, Shqiptarët vijojnë të ruajnë kursimet në euro, tregues i mosbesimit në monedhën kombëtare.

Por sipas të dhënave të BQE euro vijon të jetë prezente në vendet jashtë zonës së euros më shumë në sektorin e tregtisë, importeve dhe eksporteve se sa në kursime dhe depozita.

BQE parashikon se prezenca e euros në shërbimet bankare do të vijë në ulje në vijim për shkak të angazhimeve që kanë marrë vendet jashtë BE për të përdorur monedhat e tyre kombëtare.

Shqipëria është bërë pjesë e këtij procesi teksa muajin e kaluar kanë hyrë në fuqi disa masa që inkurajojnë përdorimin e euros nga bankat, pasi Banka e Shqipërisë ka rritur kostot për rezervat dhe euro dhe ka ulur ato për lekun.

Në rang global euro mbeti monedha e dytë më e fuqishme pas dollarit amerikan. Në tremujorin e fundit të 2017 dollari amerikan zuri 62 % të këmbimeve ndërkombëtarë, euro 20 %, valuta kineze renminbi 1.2 % dhe yehni japonez 4.9

tabela_per_eurot.png

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifër marramendëse, ja sa ka humbur arka e shtetit nga rënia e euros
»
Article Logic
Execution time: 0.023782968521118
array(1) { ["section"]=> string(51) "shqiptaret-dhe-serbet-te-pasionuar-pas-euros-129490" }