Shqiptarët dhe tunizianët, therje me thika ditën e Bajramit

Publikuar tek: bota, më 20:46 25-09-2015 Shqiptarët dhe tunizianët, therje me thika ditën e Bajramit

Festa e Kurban Bajramit në Chemnitz të Gjermanisë të enjten në mbrëmje nuk ka përfunduar gëzueshëm. Gjatë një organizimi për këtë festë në një kamp azilantësh në rrugën Lützoëstraße në Chemnitz të Gjermanisë, pas një grindjeje, një grup shqiptarësh u plagosën me thika me një grup tjetër nga Tunizia, transmeton Albinfo.

Siç ka njoftuar policia gjermane të premten, nga kjo përleshje, të plagosur kanë mbetur katër meshkuj, të moshës 23 deri 25 vjeçare.

Dy nga të plagosurit të cilët kanë qenë në gjendje më të rëndë janë dërguar menjëherë për në spital. Më rënd i lënduar është një tunizian i cili kishte marrë plagë në shpinë.

Ndërkohë në anën tjetër, policia ka arrestuar një 18 vjeçar i cili aktualisht gjendet në paraburgim në stacionin e policisë.

Policia gjermane është duke vazhduar hetimet rreth motiveve që sollën këtë ngjarje të rëndë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.094404935836792
array(1) { ["section"]=> string(64) "shqiptaret-dhe-tunizianet-therje-me-thika-diten-e-bajramit-21669" }