Shqiptarët drejt aeroporteve të vendeve fqinje, diferenca në çmimet e biletave shumë e thellë me Shqipërinë

Publikuar tek: ekonomi, më 11:59 07-02-2017 Shqiptarët drejt aeroporteve të vendeve fqinje, diferenca në çmimet e biletave shumë e thellë me Shqipërinë

Për shkak të mungesës së linjave të fluturimit me kosto të ulët të biletave nga “Nënë Tereza”  apo mungesa e aeroporteve dytësore në vendin tonë, shqiptarët i janë drejtuar shteteve fqinje.

Destinacione europiane që arrihen nga Prishtina, Shkupi e Podgorica me një çmim më të ulët krahasuar me atë që mund të merrej nga Tirana. Përveç kësaj, nga Tirana në disa shtete europiane nuk ka linja direkte duke shpenzuar më shumë kohë për udhëtarët.

“Monitor” sjell rastet e disa agjencive që ofrojnë ture kulturore, apo edhe bileta i programojnë ato me nisje nga aeroporti i Prishtinës, Shkupit madje edhe Podgoricës. Sipas drejtuesve të këtyre agjencive bëhet fjalë për udhëtime që zgjasin nga 4 -5 ditë.

Në rastet kur klientët dëshirojnë të marrin transport nga agjencia çmimi i ofertës rritet me 25 euro për person.

Janë kryesisht ture kulturore që përfshijnë disa destinacione.

Barcelona

Ky destinacion ofrohet nga agjencitë e udhëtimit përmes linjës direkte nga Shkupi. Aeroporti mund të arrihet me autobus Tiranë – Shkup.

Madridi

Edhe ky destinacion ofrohet nga agjencitë e udhëtimit nga aeroporti i Shkupit me linjë direkte.

Suedia

Kryeqyteti i Suedisë, Stokholmi është një tjetër vend turistik që mund të arrihet lehtësisht sërish nga aeroporti i Shkupit me linjë direkte.

Zvicra

Nëse dëshironi të vizitoni Cyrihun, një nga qytetet e Zvicrës atëherë do t’ju duhet të shkoni në Prishtinë. Aeroporti “Adem Jashari” ofron fluturime direkte.

Rusia

Shën Petërburgu, një nga qytet e mrekullueshme të Moskës është vënë në axhendën e agjencive turistike si propozim për festën e 14 Shkurtit dhe udhëtimet e pranverës.

Për të mbërritur në Shën Petërburg do t’ju duhet të udhëtoni tranzit përmes Stokholimit, nga Shkupi.

Dubai

Vendi i mrekullueshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Dubai, një destinacion i cili ka filluar të jetë ndër tendencat turistike të këitj vitit ofrohet nga agjencitë shqiptare me fluturime direkte nga Shkupi. Nga ky aeroport fluturimet mundësohen dy herë në javë.

Nga Shqipëria e lirë vetëm Italia

Nga aeroporti “Nënë Tereza”, kompania me kosto të ulët “Wizz Air” do të nisë fluturimin e parë në datë 5 prill. Prenotimet, sipas agjencive turistike kanë kohë që janë bërë. Por në krahasim me Shkupin, Wizz Air është shumë më i shtrenjtë në Tiranë. 

 Të vetmet destinacione që tashmë janë shumë më të lira se një vit më parë janë drejt Italisë, ku shtimi i konkurrencës dhe hyrja e operatorëve të rinj ka ndikuar në uljen e çmimeve dhe një udhëtim vetëm vajtje drejt Milanos e gjen edhe me 35 euro. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017868995666504
array(1) { ["section"]=> string(112) "shqiptaret-drejt-aeroporteve-te-vendeve-fqinje-diferenca-ne-cmimet-e-biletave-shume-e-thelle-me-shqiperine-67969" }