Shqiptarët e Preshevës reagojnë për deklaratat e Ramës për bashkim me Kosovën

Publikuar tek: politike, më 08:28 14-04-2015 Shqiptarët e Preshevës reagojnë për deklaratat e Ramës për bashkim me Kosovën Nga vizita e Edi Rames ne Presheve tetorin e 2014-es

Shqiptarët e Preshevës e kanë ndjerë veten të lënë pas dore në deklaratat e kryeministrit shqiptar për bashkim, që kanë tronditur opinionin evropian dhe amerikan. 

Nënkryetari i komunës së Preshevës Skënder Destani, duke vlerësuar deklaratën e Edi Ramës si politikë, thotë se nuk ka ndonjë të keqe në shprehjen e vullnetit kombëtar, “por një gjë e tillë është e pamundur në rrethanat e tanishme” raporton RTK.

Valon Arifi, nga Këshilli për të Drejtat e NJeriut në Luginën e Preshevës, deklarata e Ramës përjashton shqiptarët që janë jashtë dy shteteve amë, ndërkohë që vlerësohet politike dhe tendencë për barazim verbal me deklaratat e kryeministrit serb Vuçiç, në raport me BE. Ndërkohë që nënkrytari i komunës së Preshevës Destani, i kujton edhe njëherë kryeministrit të Shqipërisë se duhet të kujdeset për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për më shumë të drejta e zhvillim ekonomik.

Këto janë sipas tij deklaratat që duhet të bëhen përpara atyre për bashkim kombëtar, i cili duhet të vijë në BE.

Rama në tetor pati një vizitë shumë të suksesshme në Preshevë. U prit nga gjithë populli në ceremoni të mirëorganizuara dhe me një dashuri që më parë nuk ishte shfaqur për një lider shqiptar. Vizita e tij atje, u konsiderua historike. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doda: Pres falje publike nga PD, më hoqën nga fushata 3 minuta pas votimit të Doshit dhe Frrokut
PD heq dorë nga Lefter Maliqi për Beratin, zyrtarizon kandidatin Kasem Mahmutaj »
Article Logic
Execution time: 0.025432109832764
array(1) { ["section"]=> string(82) "shqiptaret-e-presheves-reagojne-per-deklaratat-e-rames-per-bashkim-me-kosoven-8630" }