Shqiptarët krijojnë! Mësoni listën e shpikjeve më impresionuese

Publikuar tek: kulture-art, më 16:26 17-05-2017 Shqiptarët krijojnë! Mësoni listën e shpikjeve më impresionuese

Elektronika është fusha në të cilën shqiptarët duket se kanë më shumë talent dhe ku kanë arritur rezultate në shpikjet e bëra. Janë rreth 71 patenta kombëtare për shpikje që janë lëshuar, nga të cilat 45 janë aktualisht në fuqi.

Të dhënat vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave, e cila i referohet të dhënave të gjeneruara elektronikisht. Sipas këtij institucioni kanë skaduar për mospagesën e ripërtëritjes vjetore 20 patenta dhe 6 janë braktisur nga pronari i patentës.

Mësohet se janë kryesisht individët të cilët aplikojnë, pasi mungojnë kërkesat nga universitetet vendase apo institucione të tjera kërkimore. Sipas të dhënave të kësaj drejtorie, dy vitet e fundit ka pasur rritje të aplikimeve nga studentët dhe pensionistët si pasojë e uljes së tarifës së aplikimit për këtë kategori. Gjatë vitit 2016 u llogaritën 4 aplikime nga studentë dhe 2 aplikime nga pensionistë.

Për të nxitur këto aplikime është parashikuar që të ulet me 75% tarifa e ekzaminimit për shtetasit shqiptar. Gjatë 10 viteve të fundit, kjo drejtori ka shërbyer si zyrë pritëse për dërgimin e 6 shpikjeve vendase në Organizatën Botërore të Markave dhe Patentave. Një nga këto është patenta kombëtare me numër regjistrimi 4549 e shpikësit Dashamir Elezi, i cili ka kërkuar edhe shtrirje të regjistrimit në SHBA.

Kjo shpikje konsiston në një dopio pirun të dhëmbëzuar i cili gjen përdorim në fushën gastronomike dhe specifikisht në restoracionin modern në të cilin Maitre (Shefi i sallës) kryen përfundimin e përgatitjes së një gatimi në prezencë ose përballë klientit në ambientin e sallës.

Gjithashtu kjo shpikje gjen përdorimin e saj edhe në bankot e ndryshme të gastronomisë në lidhje me ushqimin e shpejtë (fast food, take ëay etj.). Në vitin 2016, në DPPM janë dorëzuar 23 aplikime për patenta mbi shpikjet dhe 4 për modele përdorimi. Aktualisht ato janë në fazë ekzaminimi.//monitor//

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Më në fund zbulohet shkaku i vërtetë i Kancerit! Mësoje tani, sa nuk është vonë
“Unë u vetëvrava” një tregim brilant satirik i shkrimtarit të madh turk, Azis Nesin »
Article Logic
Execution time: 0.017019033432007
array(1) { ["section"]=> string(68) "shqiptaret-krijojne-mesoni-listen-e-shpikjeve-me-impresionuese-78970" }