'Shqiptarët njerëz të dalë nga mali', Thaçi kërkesë BE-së: Dëno gjuhën rraciste të kryeministres serbe

Publikuar tek: rajon, më 14:17 30-05-2019 'Shqiptarët njerëz të dalë nga mali', Thaçi kërkesë BE-së: Dëno gjuhën rraciste të kryeministres serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga BE të dënojë gjuhën rracite të kryeministres serbe Ana Bërnabiç.

Kreu i shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se gjuha e përdorur nga kryeministrja e Serbisë është “edhe një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës”.

Komentet e Thaçit vijnë një ditë pasi Bërnabiç, në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, tha se shqiptarët janë “njerëz që vërtet kanë dalë prej malit”.

Thaçi kërkoi nga Bashkimi Evropian që sa më shpejt ta dënojë dhe të distancohet nga kjo “gjuhë raciste” e zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nxit urrejtje dhe i minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim.

“Ky veprim nuk paraqet asgjë të re dhe të jashtëzakonshme për ne, sepse ne e dimë shumë mirë karakterin gjenocidial të Serbisë së djeshme dhe asaj të sotme”, tha Thaçi.

“Por, i jashtëzakonshëm dhe zhgënjyes për ne është vetëm fakti i hidhur që BE-ja nuk e dënon këtë sjellje raciste dhe antievropiane të Serbisë. Përkundrazi, BE-ja vazhdon t’i mbajë dyert e hapura për një shtet që ka kryer gjenocid dhe që nuk beson në vlerat evropiane as sot”, tha Thaçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19306492805481
array(1) { ["section"]=> string(105) "shqiptaret-njerez-te-dale-nga-mali-thaci-kerkese-be-se-deno-gjuhen-rraciste-te-kryeministres-serbe-166290" }