Shqiptarët pushtojnë Kopenhagenin, kudo dëgjohen këngë shqip dhe shihet flamuri kuq e zi (Foto+Video)

Publikuar tek: sport, më 17:05 04-09-2015

Kryeqyteti i Danimarkës është pushtuar nga tifozët shqiptarë të cilët kanë mbërritur atje për të mbështetur Kombëtaren tonë në përballjen që do të ketë sot në mbrëmje ndaj këtij shteti.

Që prej ditës së djeshme, në Kopenhagen mbizotëron në sheshet dhe rrugët kryesore ngjyra e kuqe dhe e zezë. Me mijëra shqiptarë të organizuar në grupe të mëdha dhe të vogla, të nisura nga Shqipëria, Kosova apo vendet e tjera të Europës, ndodhen tashmë në Danimarkë duke krijuar një atmosferë fantastike përpara fillimit të ndeshjes.

Shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Danimarkë i janë bashkuar festimeve të tifozëve, të cilët kërkojnë që skuadra jonë të dal me pikë nga kjo përballje.

Rreth 6 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë në stadium nëse autoritetet daneze nuk e mbyllin atë për shqiptarët ashtu siç kanë paralajmëruar, megjithatë të shumtë janë ata që flasin për një pjesëmarrje shumë herë më të lartë të shqiptarëve në shkallët e stadiumit.

Newsbomb.al ju sjell një përmbledhje videosh dhe fotosh të bëra dje dhe sot në Kopenhagen, që tregojnë atmosferën që mbizotëron në kryeqytetin danez.

Danimarka dhe Shqipëria do të zbresin sot në orën 20:45 në fushën e lojës për një përballje vendimtare në ecurinë e tyre drejt kualifikimit për në europian. Të dyja skuadrat kanë nga 10 pikë të grumbulluara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qindra tifozë presin kombëtaren në Kopenhagen, mediat daneze: Nuk është protestë, presin yjet
Stërvitja e fundit për djemtë e De Biasit bëhet në një kompleks sportiv në Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.097468137741089
array(1) { ["section"]=> string(104) "shqiptaret-pushtojne-kopenhagenin-kudo-degjohen-kenge-shqip-dhe-shihet-flamuri-kuq-e-zi-foto-video-19974" }