Shqiptarët që do garojnë për shtetet e tjera në Lojërat Olimpike, pretendojnë medalje

Publikuar tek: sport, më 20:19 20-04-2016 Shqiptarët që do garojnë për shtetet e tjera në Lojërat Olimpike, pretendojnë medalje

Dështimet e njëpasnjëshme të sportistëve tanë në garat e fundit kualifikuese për në Rio 2016, bën që Shqipëria të ketë për herë të dytë numrin më të vogël të përfaqësuesve të saj në një Olimpiadë.

Pas peshëngritjes, edhe mundja shqiptare rrezikon të mos jetë në Brazil. Egzon Shala nuk mundi të shkojë më shumë se vendi i 5 turin europian që u zhvillua në Serbi, duke lënë shanset për 2 turet botërore. Pavarësisht se mundësia është e pakët për të mos thënë e pamundur që mundja shqiptare të jetë në Olimpiadën, në RIO do të ketë 2 mundës shqiptare që do të garojnë për flamuj të tjerë.

Nën kampioni i Europës dhe vendi i 3 në botë në 2007 Sait Prizreni, i cili ka përfaqësuar vendin tonë në Athinë 2004 dhe Pekin 2008, në Rio do të garojë për Australinë, për vendin ku emigroi 2 vite më parë.

Madje, drejtuesit e komitetit olimpik australian e shohin 33 vjeçarin kuksian si sportistin që mund t’i sjellë këtij vendi një medalje olimpike pas 68 vjetësh në këtë sport.

Një tjetër mundës është Elis Guri, të cilin në vitin 2009 “ia falëm” Bulgarisë. Shkodrani siguroi kualifikimin falë vendit të pestë që mori në botërorin e Las Vegasit.

Përveç këtyre dy djemve që u bënë kampion në Shqipëri dhe çojnë medalje në shtete të tjera, një tjetër shqiptare e Rio 2016 do të jetë edhe qitësja Enkelejda Shehaj. 47-vjeçarja, e cila ka qenë pjesë e ekipit olimpik shqiptar në Barcelonë dhe Atlanta, mori medalje ari në garat kualifikuese të SHBA, duke siguruar pjesëmarrjen në olimpiadën e kësaj vere që do të zhvillohet në Brazil. (Top-Channel)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të drejtat për “Serie A”, gjobiten dy televizione me 55 milionë euro
Juventus vazhdon rrugëtimin drejt titullit, Roma i falet Totit »
Article Logic
Execution time: 0.021127939224243
array(1) { ["section"]=> string(90) "shqiptaret-qe-do-garojne-per-shtetet-e-tjera-ne-lojerat-olimpike-pretendojne-medalje-38198" }