Shqiptarët renditen ndër të parët që kanë përfituar pasaporta europiane (lista në shtetet përkatëse)

Publikuar tek: ekonomi, më 16:55 11-08-2016 Shqiptarët renditen ndër të parët që kanë përfituar pasaporta europiane (lista në shtetet përkatëse)

Sipas një hulumtimi të Open Data Albania, mbi numrin e shtetësive, të dhëna të marra nga vendet e Bashkimit Europian dhe vendet e Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), përgjatë viteve 2009-2014 ka patur një rritje masive ndër vite.

Shtetësitë e dhëna nga vendet e BE dhe EFTA kanë pasur rritjen me të madhe të tyre në vitin 2013, vit në të cilin u akorduan 981 mijë pasaporta të reja.

Në vitin 2014, u akorduan 889 shtetësi të reja nga vendet e BE dhe EFTA. Ky vit pasoi një rënie me 9%. Britania e Madhe pakësoi numrin e shtetësive të reja të dhëna në këtë vit me 40% të totalit të një viti më parë.

Individët që kanë marrë më shumë shtetësi prej vendeve të BE dhe EFTA në vitin 2014 i përkasin shtetit të Marokut, ku rreth 93 mijë shtetas përfituan një shtetësi të re.

E dyta në listë renditet Shqipëria ku rreth 41 mijë shtetas përfituan shtetësi nga vendet e BE dhe EFTA, me pas Turqia me 37.5 mijë, India me 35.3 mijë, Ekuadori me 34.8 mijë.

Vendet e tjera në listë kanë me pak se 30 mijë shtetas përfitues të një shtetësie nga vendet e BE dhe EFTA.

Në  vitin 2014, rreth 41 mijë shqiptare përfituan shtetësi nga vendet e BE dhe EFTA duke e renditur Shqipërinë si vendin e dytë përfitues të shtetësisë nga vendet e BE dhe EFTA. Rreth 52% e shqiptarëve përfituan shtetësi nga vendi fqinj Italia dhe rreth 45% nga fqinji tjetër, Greqia.

Mbretëria e Bashkuar mban vetëm 0.1 % të shtetësive që kanë përfituar shqiptarët në BE dhe vende EFTA në vitin 2014, ndërsa 0.6 % e shtetësive në BE të përfituara nga shqiptarët janë në Belgjikë

Gjermania, Franca, Spanja, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe vitet e fundit Suedia janë ndër vendet me më shumë shtetësi të dhëna ndër vite.

Për vitin 2014, Spanja është vendi që ka dhënë numrin më të madh të shtetësive. Pas saj vjen Italia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca. E ndarë në vlerë relative, Spanja ka akorduar rreth 23% të totalit të shtetësive të dhëna nga gjithë vendet e BE dhe EFTA, Italia rreth 15%, Mbretëria e Bashkuar rreth 14%, ndërsa Gjermania dhe Franca me rreth 12% secila.

Shtetësitë e dhëna nga vendet e BE dhe EFTA u janë akorduar si shtetasve te BE dhe EFTA qe kanë vendosur të marrin një shtetësi të re, ashtu edhe vendeve jashtë BE-së.

Rreth 88% e shtetësive te dhëna i janë akorduar shtetasve jashtë BE dhe EFTA, 11% shtetasve te BE dhe EFTA, ndërsa me pak se 2% individëve me shtetësi te panjohur ose pa shtetësi.

Për vitin 2014, femrat kanë përfituar më shumë shtetësi Europiane sesa meshkujt. Raporti në përqindje është 51.8% femra që kanë fituar shtetësi në një vend të EU-së kundrejt 48.2 meshkuj. Vende si Kroacia dhe Islanda kanë mbi 60% të shtetësive të dhëna për femra.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017400026321411
array(1) { ["section"]=> string(104) "shqiptaret-renditen-nder-te-paret-qe-kane-perfituar-pasaporta-europiane-lista-ne-shtetet-perkatese-49449" }