Shqiptarët shpenzojnë miliarda para për udhëtime jashtë shtetit, publikohen shifrat

Publikuar tek: ekonomi, më 13:45 03-04-2017 Shqiptarët shpenzojnë miliarda para për udhëtime jashtë shtetit, publikohen shifrat

Shqipëria është një shtet i varfër, megjithatë ka dhe nga ata persona të cilët shpenzojnë miliona për udhëtime jashtë Shqipërisë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë , në bilancin e udhëtimeve, rezulton që shqiptarët të kenë shpenzuar jashtë 1.1 miliardë euro në vitin 2016, me një rritje të lehtë prej 2% në raport me vitin e kaluar.

Kjo shumë është sa gati 10% e asaj që prodhon ekonomia shqiptare në një vit.

Periudha kur shqiptarët shpenzojnë më shumë para jashtë është në tremujorin e tretë, që përkon edhe me pushimet e verës.

Ndërsa shpenzimet e të huajve në Shqipëri, kanë shënuar një rritje të ndjeshme në 2016-n, duke arritur në 1.5 miliardë lekë, me një rritje prej 13% në raport me vitin e kaluar.

Rekordi i të ardhurave është arritur në verë, me 521 milionë euro. Vitet e fundit është rritur dukshëm interesi i të huave për Shqipërinë dhe mediat e huaja nuk pushojnë së shkruari për bukuritë e vendit.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2016, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri arritën një rekord prej 4.7 milionë udhëtarësh, me një rritje prej 15% në krahasim me vitin e mëparshëm ndërsa daljet e shtetasve shqiptarë u zgjeruan me 8%, duke arritur 4.8 milionë pasagjerë.

bilanci-i-udhetimeve.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031189203262329
array(1) { ["section"]=> string(88) "shqiptaret-shpenzojne-miliarda-para-per-udhetime-jashte-shtetit-publikohen-shifrat-73951" }