Shqiptarët të pakënaqur me dorëheqjet, duan burgosje dhe sekuestrim pasurish për gjyqtarët e korruptuar

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:19 01-02-2017 Shqiptarët të pakënaqur me dorëheqjet, duan burgosje dhe sekuestrim pasurish për gjyqtarët e korruptuar

Reforma në Drejtësi po e jep efektin e saj, disa gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë dorëheqjen pasi janë vënë përballë deklarimit të pasurisë duke zgjedhur të mos e bëjnë një gjë të tillë.

Vetëm sot janë dorëhequr tre gjyqtarë, por megjithatë numri i largimeve mbetet shumë i vogël në krahasim me “furtunën” që ishte parashikuar të ndodhte.

Por qytetarët shqiptarë, që kanë perceptimin më negativ dhe kanë shpehur hapur mosbesimin e madh në sistemin e drejtësisë, nuk kënaqen thjeshtë me dorëheqjet.

Shumë prej tyre shprehen se reforma e plotë dhe e shëndetshme do të quhej vetëm në rastin kur autoritetet t'ia sekuestrojnë pasuritë e pajustifikuara dhe t'i burgosin gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Reagime të tilla gjen pa fund në statusin e kryeministrit Edi Rama që përshëndet largimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve që s'duan të përballen me vetingun.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029500007629395
array(1) { ["section"]=> string(108) "shqiptaret-te-pakenaqur-me-doreheqjet-duan-burgosje-dhe-sekuestrim-pasurish-per-gjyqtaret-e-korruptuar-67305" }