Shqiptarët të prirur për të marrë kredi për shtëpi, sa janë rritur në vitin 2016-të

Publikuar tek: ekonomi, më 12:32 17-01-2017 Shqiptarët të prirur për të marrë kredi për shtëpi, sa janë rritur në vitin 2016-të

Shqiptarët kanë ende kërkesa për marrjen e kredive për blerjen e shtëpive të banimit.

Këtë fakt e konfirmon raporti më i fundit i Bankës së Shqipërisë ku sipas të dhënave të pasqyrara, në tremujorin e katërt të 2016-ës kërkesat për kredi banesash në bankat e nivelit të dytë janë rritur.

“Rritja e kërkesës së individëve për kredi në tremujorin e katërt të vitit 2016 është nxitur nga disa faktorë ndër të cilët rritja e nevojës për financimin e konsumit dhe financimin e blerjes së banesës, përmirësimi i kushteve të kreditimit, si edhe zhvillimet pozitive në tregun e pasurive të paluajtshme” thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë. Por tashmë problem sipas raportit, mbetet kreditimi i biznesnit.

Për biznesin e madh, bankat nuk kanë qenë shumë “dashamirëse” për dhënien e kredive. E kundërta ka ndodhur për bizneset e mesme dhe të vogla. “Bankat presin rritje të kërkesës në tremujorin e parë të vitit 2017, të gjeneruar si nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ashtu edhe nga ndërmarrjet e mëdha”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02534294128418
array(1) { ["section"]=> string(88) "shqiptaret-te-prirur-per-te-marre-kredi-per-shtepi-sa-jane-rritur-ne-vitin-2016-te-65762" }