Shqiptari dhe greku kapen në Itali me 2 kg kokainë

Publikuar tek: rajon, më 16:43 10-05-2019 Shqiptari dhe greku kapen në Itali me 2 kg kokainë

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi në makinën me të cilën po udhëtonte janë gjetur rreth 2 kilogram kokainë e pastër.

Shqiptari me inicialet K.K, 35-vjeç, po udhëtonte në një fuoristradë së bashku me një shtetas gjerman por me origjinë greke.

Ata u ndaluan nga karabinierët për shkelje rrugore, por menjëherë shfaqën shenja nervozizmi. Policia vendosi ta kontrollojë makinën me qen anti-drogë, dhe zbuloi 2 kilogram kokainë të pastër nga e cila mund të dilnin rreth 15 mijë doza me një vlerë prej rreth 600 mijë euro nëse do të hidhej në treg.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00667405128479
array(1) { ["section"]=> string(57) "shqiptari-dhe-greku-kapen-ne-itali-me-2-kg-kokaine-163748" }