Shqiptari i nominuar si ‘aktori më i mirë’ në festivalin Amerikan

Publikuar tek: kulture-art, më 16:21 04-03-2015 Shqiptari i nominuar si ‘aktori më i mirë’ në festivalin Amerikan Arben Bajraktaraj

Aktori i njohur shqiptar, Arben Bajraktaraj, është nominuar për aktorin më të mirë në kategorinë e filmit të shkurtër në festivalin njujorkez  “Macabre Faire Film Fest”. Ky fakt bëhet i ditur nga vetë Ministria e Kulturës.

Me rolin e protagonistit në filmin 30 minutësh “Lapsus”, Bajraktaraj synon të fitojë trofeun si aktori më i mirë i këtij festivali amerikan. “Lapsus” është filmi i regjisorit francez, Karim Ouraet.

Arben Bajraktaraj, në këtë garë ka dhe pesë aktorë të tjerë.

Bajraktaraj u prezantua ne skenën e Tiranës, në vitin 2014, me rolin e Palit në shfaqjen "Radio Iliria", shkruar nga Iris dhe Erand Sojli, shfaqje e cila u mirëprit edhe në Prishtinë, Ferizaj e Pejë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Onufri” rikthehet, pas një viti ndërprerje nga Ministria e kulturës
Egjipt, zbulohet varri 3 mijë vjeçar »
Article Logic
Execution time: 0.01911187171936
array(1) { ["section"]=> string(68) "shqiptari-i-nominuar-si-aktori-me-i-mire-ne-festivalin-amerikan-4964" }