Shqiptari Mehmedi shpëton Zvicrën nga humbja

Publikuar tek: sport, më 19:17 15-06-2016

Një ndeshje e bukur nga të dyja skuadrat, me zvicerianët që janë më kërkues për fitimin e ndeshjes. Dyluftime të ashpra në mesin e fushës, ku asnjëra prej skuadrave nuk mund të pranonin humbjen. Një barazim i drejtë për të dy skuadrat, të cilat ndajnë nga një pikë të rëndësishmë në këtë sfidë.

Rumani-Zvicër 1-1

Formacionet

Rumania: Tătăruşanu, Raţ, Chiricheş, Chipciu, Pintilii, Torje, Keșerü, Prepeliţă, Stancu, Grigore, Săpunaru  Trajner: Anghel Iordănescu

Skema: 4-5-1

Zvicra: Sommer, Lichtsteiner, Seferović , Xhaka, Behrami, Rodríguez, Džemaili, Mehmedi, Djourou, Schär, Shaqiri    Trajner: Vladimir Petković

Skema: 4-5-1

Gjyqtarët: Sergei Karasev, Nikolai Golubev,Tikhon Kalugin

Stadiumi: Parc de Prince

Pjesa e parë- Ndeshja fillon e dyluftuar nga të dy skuadrat. Në minutat e para të ndeshjes, skuadrat duken sikur studiojnë njëra-tjetrën më sferën që qarkullohet në mesfushë.  Është Zvicra ajo që kërcënon e para me Seferoviç, që e përdor topin bukur në zonë, por që e dërgon fare afër së shtyllës së majtë pingule të portierit rumun. Zvicra kontrollon lojën, duke u tentuar të futet dalëngadalë në gjysmëfushën Rumune. Është përsëri Seferovic në minutën e 16’, që i vetëm përballë portierit gabon. Në minutën e 18′ rumunët fitojnë 11-metërsh duke e shndërruar në gol me Stancu-n. Zvicerinët kundërpërgjigjen me Fabian Schar, që shkarkon të djathtën e tij, por gardiani rumun i mohon golin. Rumun ët jan ë pran ë golit t ë dyt ë n ë minut ën e 28′, shtylla i mohon golin. Loja fillon të përqëndrohet në mesfushë, me një dominim të lehtë të rumunëve. Zvicerianët fillojnë të marrin në dorë frenat e lojës, ku Valon Behrami fiton një faull që mund të shndërrohej në gol nga Zvicerianët, nëse Shaqiri do ishte i saktë në goditjen e tij në minutën e 36′. Dzemaili  është afër pranë golit në minutën e 39′ me kokë, por si duket fati nuk  është në anën e tij. Minutat në vijim nuk kanë asgjë për të shënuar, ku skuadra rumune shkon në dhomat e zhveshjes n ë avantazh.

Pjesa e dytë- Loja fillon me një ndryshim të skuadrës së Rumanisë ku në lojë hyn Hooban për Pintili-n. Zvicerianët duken më kërkues, teksa hidhen që në minutat e para të ndeshjes në sulm. Një befasi në pxhortën zviceriane. Zhuru  është pranë autogolit në minutën e 51′, por topi  është në anën e tij dhe nuk pranon të shkojë në rrjetë. Vjen dhe goli i shqiptarit të parë në këtë Europian, por jo për skuadrën Shqiptare. Minuta 55′ dhe Mehmedi barazon rezulton me një gol të bukur. Zvicerianët marrin zemër, dhe shtatshkurti Shaqiri fiton goditje dënimi në hyrje të zonës, por pa mundur të shenjëstrojë saktë portën.  Është një ndeshje e bukur me të dyja skuadrat që luajnë fort në mesin e fushës. Minuta e 68′ dhe zvicerianët kontrollojnë lojën por pa arritur të shënojnë. Embolo është afër golit në minutën e 70′, por koka e tij nuk shënjestron si duhet. Goli duket sikur i ka dhënë zemër Zvicerianëve. Shaqiri provon me të majtën e tij në minutën e 76′ nga një gjuajtje e lirë, por sfera përplaset në murin mbrojtës. Miuta 85′ dhe loja duket që po shkon drejt barazimit, megjithëse skuadra e Shaqirit nuk pajtohet me rezultatin. Aksione të shumta në zonën rumune, por pamundur të konkretizojnë.  Portieri rumun është në ditën e tij sot, duke kontrolluar çdo top që hyn në zonë. Arbitri akordon tre minuta shtesë, minuta që flasin për helvetët, por që nuk arrijnë të shënojnë fitoren e dytë në këtë kampionat.

Burimi Newsport.al

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen formacionet e Shqipërisë dhe Francës, ja si do të luajnë
Marramendëse, ja sa është numri zyrtar i tifozëve shqiptarë në stadium »
Article Logic
Execution time: 0.020267009735107
array(1) { ["section"]=> string(50) "shqiptari-mehmedi-shpeton-zvicren-nga-humbja-43632" }