Shqiptari nga Skrapari në serialin e ri turk me Hyrem Sulltanin, e Sulejmanit të Madhërishëm

Publikuar tek: kulture-art, më 11:54 11-01-2016 Shqiptari nga Skrapari në serialin e ri turk me Hyrem Sulltanin, e Sulejmanit të Madhërishëm Shyqyri Caushaj ne xhirimet ne Stamboll te telenoveles turke

Shyqyri Caushaj është një djalë shqiptar, i lindur pikërisht në Skrapar, por duket se nuk ka gjetur hapësirë në Shqipëri, ndaj me familjen, është drejtuar në Stamboll, ku tashmë po merr pjesë suksesshëm në disa seriale të reja turke. 

Caushaj, mbaroi Akademinë e Arteve në Tiranë dhe u shpërngul në Stamboll. “Shqipëria është e mbushur me palaço të papërgjegjshëm në këtë sector. Mendoj se për disa vite nuk do të kthehem, derisa të bëj projektet të cilat do ti drejtoj vetë, apo projekte të drejtuara nga artistë seriozë. Sa i përket vlerësimit, kam përshtypjen se këtu vlerësohesh më mirë me thënë të drejtën nuk jam I befasuar. Kur del në ekran para 80 milionë shikuesve sigurisht që disa milionë prej tyre do të shohin, dhe do të kesh edhe feedback” thotë Caushaj në një intervistë për Iliria Neës.

Në serialin e ri turk ai do të luajë në krah të aktorit Hyrem Sulltan, që për shqiptarët është I njohur nga seriali Sulltani i Madhërishëm. “Karakteri që luaj quhet Zafer, vjen nga varfëria dhe skamja dhe familje me trauma siç ka dhe emrin. Por ai do ta përkthejë këtë në fitore dhe do tia dalë në një qytet si Stambolli duke përdorur cdo mjet për të realizuar qëllimin. Mjetet e tij janë intrigat, kërcënimi, joshja, manipulimi, gjera që po ti shohësh nga këndvështrimi i vlerave të shoqërisë janë të këqija. Karakteri i Zaferit në serial do ta shohim në marrëdhënie dashurie me një nga aktoret më të famshme turke, po a do të bëhet dashuria e tij pengesë në rrugën e nisur” sqaron Caushaj nga Skrapari rolin e tij në film. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është ambasadori dhe zyrtari i lartë i mrekulluar nga bukuritë dhe historia e Shqipërisë
”10 gjërat që duhet të dini për Shqipërinë”, mediat angleze ia servirin botës në 70 vjetorin e Republikës »
Article Logic
Execution time: 0.015872001647949
array(1) { ["section"]=> string(97) "shqiptari-nga-skrapari-ne-serialin-e-ri-turk-me-hyrem-sulltanin-e-sulejmanit-te-madherishem-29679" }