Shqiptari që punoi portretin e Abramovich tërheq vëmendjen e italianes ‘La Gazzetta dello Sport’

Publikuar tek: sport, më 16:32 04-01-2016 Shqiptari që punoi portretin e Abramovich tërheq vëmendjen e italianes ‘La Gazzetta dello Sport’

Artisti shqiptar Gëzim Hidri ka tërhequr vëmendjen e prestigjozes italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ me veprën e realizuar prej tij, që në qendër ka pronarin e klubit anglez të Chelsea, Roman Abramovich.

Hidri, tifoz i bluve të Londrës, ka punuar me më shumë se 100,000 pjesë gurësh të ndryshëm, portretin e miliarderit rus. Artistit i janë dashur disa vite punë për të realizuar këtë vepër, ndërsa gurët e përdorur janë marrë nga 5 kontinentet. Hidri nuk ka përdorur asnjë ngjyrë apo material tjetër, përveç gurëve.

Roma Abramovich është presidenti më i suksesshëm i Chelsea. Që prej vitit 2003, klubi në drejtimin e tij ka fituar 4 Premier League, 4 FA Cup dhe ka pasur ecuri pozitive në Champions League dhe Europa League. 

Untitled.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rafa Benitez shkarkohet si trajner i Real Madridit, Perez ka gati zëvendësuesin
Arlind Ajeti debutim me gol me Frosinonen (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.0052378177642822
array(1) { ["section"]=> string(100) "shqiptari-qe-punoi-portretin-e-abramovich-terheq-vemendjen-e-italianes-la-gazzetta-dello-sport-29133" }