Shqiptarja bën punën më mashkullore në botë dhe është kaq krenare…njihuni me Besën (INTERVISTA)

Publikuar tek: sport, më 07:45 30-07-2016 Shqiptarja bën punën më mashkullore në botë dhe është kaq krenare…njihuni me Besën (INTERVISTA)

Shqiptarja bën punën më mashkullore në botë dhe është kaq krenare…njihuni me Besën, nga Struga. Besa Lleshi ngre kartonat, akodoron penallti, disiplinon futbollistët në fushë…pra ajo është arbitër. Po si e ushtron këtë profesion Besa? A ndesh në paragjykime, si punon me meshkujt? Të gjitha na i thotë në një intervistë marrë nga gazetarja Liridona Kuçi dhe publikuar për ‘’Tetova1’’.

Që e vogël je marrë me karate, por vitet e fundit ke filluar edhe të referosh ndeshje futbolli. Ishte një pasion i fshehur apo thjesht deshe të provoje diçka ndryshe?

Njëherë mund të them se sporti në përgjithësi ështē pjesë e jetës time, pa sport nuk mund ta paramendoj veten. Me sportin e karatesë jam marrë nga mosha 6-vjeçare, ka qënē një dëshirë e imja, por s’mund ta anashkaloj dhe dëshirën e madhe për sportin e futbollit, ku për fat të keq në atë kohë nuk ka ekzistuar një klub i formuar për femra dhe s’mund të inkuadrohesha në ndonjë klub të tillë. E gjithë jeta ime ishte e lidhur me karatenë. Mund të them se referimi është diçka e fshehur brenda meje, asnjëherë nuk ka qenë një dëshirë,një synim ose një ëndërr që mund ta realizoja një ditë. Por është një prej gjërave më të bukura që ka ndodhur deri tani në jetën time, diçka e paplanifikuar u bë pasion shtesë për mua. Është një punë që e bëj me pasion, emocion, me dëshirë sepse pa marrë parasysh se çfarë sporti ushtrojmë nese nuk kemi këto elemente që kam përmend më lartë atëherë kot e bëjmë. Sporti është një ndjenjë e sinqertë për mua.

Momentalisht je në mes të karatesë dhe futbollit. Cili sport të flen më shumë në zemër?

Një pyetje që më bën të mendohem ngase janë gjëra të kundërta. Karateja është art i bukur marcial dhe futbolli që të jep një emocion shumë të madh. Por mund të them se sporti karatesë është ai që më flen brenda në shpirt dhe dashuria e parë nuk harrohet, prandaj është e njëjta gjë dhe për mua. Karateja gjithmonë do jetë dashuria e parë dhe kështu do jetë përgjithmonë.

Shpesh referët gjinden në situata të palakmueshme. Të ka ndodhur të përballesh me ofendime, sharje, sulme fizike?

Është e vërtetë se referët në përgjithësi ballafaqohen me probleme të tilla, jemi gjithmonë ne referët viktimë. Ka ndonjëherë sharje, ofendime, jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, megjithëse gjithçka ndodh brenda kornizës së ndeshjes, mandej çdo gjë harrohet. Janë sjellje momenti, reagime që nuk besoj se çdo kush i bën me dëshirë, por duke kuptuar intesitetin e lartë të futbollit duhet ta mendojmë se dhe këto gjëra që ndodhin janë si shkak i nevrikosjes. Do ishte akoma më bukur nëse dita-ditës këto veti do largohen dhe mos të ballafaqohemi me probleme të tilla. Deri tani nuk ka ndodh ndonjë përplasje fizike, mbase ngaqë jam femër dhe ndërgjegjia e tyre nuk ua lejon diçka të tillë. Do më pëlqentë shumë të kishtë më shumë femra në këtë drejtim sepse në këtë mënyre mbrojmë dhe futbollin.

Kohët e fundit ka shumë vajza që po shprehin interes për futbollin. Si e komenton ti këtë? A ka kushte, mundësi, klube dhe terrene sportive që një ditë futbolli i femrave të arrijë në të njëjtin nivel si i meshkujve?

Sinqerisht, mua më vjen mirë që shoh interesim të lartë të gjinisë femërore, është mirë kur gjinia më e bukur në botë luan futboll sepse realisht ne mundemi. Dua që t’i tregojmë botës se edhe ne jemi dikush dhe mund të arrijmë suksese në arena ndërkombëtare. Për fat të keq, kushtet, mundësitë nuk janë ende në nivelin e duhur, ndoshta kjo mund të jetë një pengesë kryesore që nuk po shohim veten në nivelin e Europës. por me punë dhe përkushtim do ishte shumë e mundur që një ditë të jetë nivelin i njejtë me atë të meshkujve.besa

Je gjithashtu studente e Edukatës Fizike në Universitetin e Tetovës, por edhe karateja e futbolli të marrin goxha kohë duke qënë se je aktive. Sa e lehtë është të menaxhosh kohën mes studimeve dhe obligimeve tjera?

Sportin nuk e quaj nje obligim, sepse sporti është relaksim për mua, i jep një frymëmarrje tjetër jetës time. Gjithçka mund ta menaxhosh në mënyrë sa më të mirë si studimet sportin. Koha është e jona dhe mundësitë i kemi për çdo gjë.

Si është një ditë e zakonshme e një sportisteje?

Ditët janë gati të njëjta, rutinë, studime, sport dhe kohën e lirë më tepër e kaloj me miqtë e mi më të afërt.

Si reagojnë futbollistët meshkuj kur marrin një karton të verdhë apo të kuq nga Besa? Cili ka qënë reagimi më interesant nga ndonjë futbollist?

Ka reagime të ndryshme, sepse jo çdo futbollist pajtohet me atë që ne vendosim. Shpesh ndodh të shkëmbehen disa fjalë dhe pastaj thonë se me kënaqësi e pranojnë kartonin nga unë (buzëqesh).

Sa e paragjykuar ndihesh për faktin se je refere, vendos drejtësinë në një sport që ja kanë vënë epitetin “si sport meshkujsh”?

Paragjykimet kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe do vazhdojnë të ekzistojnë. Në këtë vend femrat çfarëdo sporti që bëjnë gjithmonë ballafaqohen me paragjykime. Por mua nuk më ka penguar aspak, përkundrazi më ka dhënë vullnet që ta dua sa më shumë punën që bëj sepse të drejtat janë të barabarta. Unë do isha shumë e lumtur që të kyçen sa më shumë femra në këtë lëmi.

A duhet të jetë patjetër djali që do ta ketë përkrah Besa një sportist?

Nuk e di, kjo gjë nuk shkon me dëshirë, dëshira dhe ndjenjat nuk përputhen (buzëqesh).

Synimet e Besës, çfarë planifikon, ndonjë garë?

Synimet e mia janë që një ditë të realizoj një prej dëshirave të mia, të mund të gjykoj një El Clasico.

besaarbitre.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky është kundërshtari i parë i Kombëtares Shqiptare pas Kampionatit Europian
Pas aksidentit Pero Pejiç largohet drejt Kroacisë, në timon ishte gruaja e tij »
Article Logic
Execution time: 0.020384788513184
array(1) { ["section"]=> string(99) "shqiptarja-ben-punen-me-mashkullore-ne-bote-dhe-eshte-kaq-krenare-njihuni-me-besen-intervista-48174" }