Shqyrtimi i kërkesës për mandatin e deputetit Kokëdhima, Ristani: Maxhoranca e fsheh nga Kushtetuesja

Publikuar tek: politike, më 09:17 15-04-2015 Shqyrtimi i kërkesës për mandatin e deputetit Kokëdhima, Ristani: Maxhoranca e fsheh nga Kushtetuesja Arben Ristani, sekretar i përgjithshëm i PD

Ka përfunduar Mbledhja e Këshillit të Mandatit  ku është shqyrtuar kërkesa e PD për heqjen e imunitetit të deputetit Koço Kokëdhima.

Në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani tha se maxhoranca nuk dëshiron ta çojë çështjen në Kushtetuese.

“Këshilli mori në shqyrtim  kërkesën e PD-së për pavlefshmërinë e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima për shkelje të Kushtetutës. Çështja u shqyrtua, ka të bëjë me faktin që kërkesa duhet dërguar në Gjykatë Kushtetuese apo jo. Maxhoranca është e mendimit që duhet t’ja fshehë Gjykatës Kushtetuese këtë çështje”, u shpreh Ristani. Sipas Ristanit krimi ka frikë nga transparenca.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha do shpallë zyrtarisht nga Durrësi kandidatin, Rama takime në PS
Kisha katolike ndërhyn në debatin politik: Jo kandidatë me të kaluar kriminale, mos bleni votat »
Article Logic
Execution time: 0.27276396751404
array(1) { ["section"]=> string(104) "shqyrtimi-i-kerkeses-per-mandatin-e-deputetit-kokedhima-ristani-maxhoranca-e-fsheh-nga-kushtetuesja-8759" }