Shtangisti shqiptar në Rio akuzon rëndë Presidentin Bezhani: Tërhiq deklaratën ose do të padis për shpifje

Publikuar tek: sport, më 15:27 05-08-2016 Shtangisti shqiptar në Rio akuzon rëndë Presidentin Bezhani: Tërhiq deklaratën ose do të padis për shpifje

Shtangisti shqiptar, Briken Calja, i cili ndodhet aktualisht në Brazil ku do të marë pjesë në Lojërat Olimpike Rio 2016, ka reaguar nëpërmjet profilit të tij se Presidenti i “KOKSH” gënjen publikisht kur thotë që sportisti merr bursë.

Calja thotë se nuk përfiton asnjë lek nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar apo Ministria e Sportit.Ai i bën thirrje presidentit të KOKSH, Vrion Bezhani, të tërheqë deklaratat ose do ta padisë për shpifje.

Reagimi i shtangistit Briken Calja:

“Eshte e Tmerrshme dhe ndjej Neveri ndaj nje Presidenti qe Mashtron Publikisht ne lidhje me Bursen Olimpike..Briken Calja nuk ka marr qoft dhe 1 lek Burs te vjeter nga Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptat(Koksh) apo Ministria Sportit e kam then dhe e them Publikisht jam ketu ne Lojrat Olimpike ‪#‎Rio2016 vetem fal Familjes dhe Dashamirsve te Sportit ..i bej Thirrje Z.Viron Bezhani te terheq Mbrapa deklaraten perkundrazi do ta Denancoj per Shpifje dhe Abuzim me fondet e Taksa paguesve Shqiptar.Ose e vetmja rrug mbetet te jap Derheqjen nga Lojrat Olimpike ..Askush nuk mund te marr meriten e kontributit te familjes Time.. kam Sakrifikuar Jeten,Rinin,Familjen kam derdh Gjak dhe Djers, Mundim,Stres per te ardh der ketu ku jam Sot..”

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sonte në mesnatë nis zyrtarisht Olimpiada “Rio 2016”, të gjithë sytë te Luiza Gega
Speciale/ Zbuloni presidentët që dogjën pasurinë e familjes për futbollin shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.026037931442261
array(1) { ["section"]=> string(111) "shtangisti-shqiptar-ne-rio-akuzon-rende-presidentin-bezhani-terhiq-deklaraten-ose-do-te-padis-per-shpifje-48870" }