SHTATZËNIA/ Ja çfarë DUHET dhe NUK duhet të bëni gjatë muajve të pritjes

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 13:30 24-05-2019 SHTATZËNIA/ Ja çfarë DUHET dhe NUK duhet të bëni gjatë muajve të pritjes

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

Të jesh në pritje të ëmbël është gjithmonë bukur...Për të gjitha ato që kanë kaluar një lindje të parë, hera e dytë bëhet më e lehtë, ka më pak pasiguri, dhe le të themi që lista e gjatë e pyetjeve është relativisht e shkurtuar falë përvojës së mëparshme. Ndërkohë që e kundërta ndodh me mamatë në pritje të ëmbël  për të parën herë; listës së gjatë të pyetje dhe përgjigjeve që kërkojnë vëmendjen e mjekëve dhe specialistëve të fushës i shtohet edhe lista me pyetje të jetës së përditshme të tipit: po thonjtë a duhen lyer, boja ka ndikim deri në fetus, po shërbimet estetike deri ku e kanë limitin, çera është veprim agresiv etj? Kremrat në cfarë sasie dhe kohe duhen përdorur? Për këto e shumë të tjera do të flasim sot, duke nisur me radhë më poshtë. Përgjigjet vijnë nga mjekët gjinekologë të klinikës “Children Hospital of Montefiore” , pjesë e Universitetit të New York-ut.

Lyerjet e flokëve!

Boja e flokëve ka qënë gjithnjë le të themi në “bankën e te akuzuarve”. Shpesh është trumbetuar me të madhe se përqindja e amoniakut që ato përmbajnë, dhe substanca të tjera kimike dhe toksike kanë ndikimin e tyre të drejpërdrejtë në anomalite e fetusit. Dhe po, sot secila prej nesh po të lexojë në mënyrë kërkuese vetë,  sigurisht qe do ti gjeje të gjitha të dhenat dhe teoritë e vërtetuara. Por ajo që mjekët amerikanë sugjerojnë është që gratë në shtatzani nuk duhet të heqin dorë nga lyerja e flokëve dhe lënia e tyre në natyralitet të plotë, sepse përpos efektit estetik në shumë raste i gjithë ky pasivitet krijon probleme edhe në psikologjinë e mamave të ardhshme. Në këtë rast zgidhja është gjetja dhe përdorimi i bojrave të cilat kanë përmbajte natyrale dhe vegjetale shumë e rëndësishme kjo tre muajt e parë të shtatzanisë, ndërkohë që nga muaji i katërt e në vazhdim mund të përdoren edhe bojra me amoniak, por jo direkt në rrënjë, ato duhet të përdoren vetëm në gjatësinë e flokut.

Manikyri dhe thonjtë me xhel !

Asnjë limit nuk sjellin mjekët gjinekologë në këtë rast. Ata i lënë dorë të lirë si përdorimit të manikyrit klasik, ashtu edhe përdorimit të xhelit. Të vetmet këshilla në këtë rast janë kujdesi që duhet të tregojnë vetë mamatë e reja duke përzgjedhur klinika ose sallone ku higjena është maksimale dhe në disa raste këshillohet edhe mbajtja e maskës përpara hundëve dhe gojës për të mos përthithur pluhurat që çlirohen gjatë limimit të thoit dhe vendosjes së xhelit. Dhe këtu ka një rekomandim të vecantë, sipas së cilit gjinekologet udhëzojnë të gjitha mamatë që në sallën e lindjes thontë duhet të jenë pas asnjë lloj manikyri, as natyral as xhel. Sepse ngjyra e thonjve është treguesi më i shpejtë i të gjitha problematikave dhe shqetësimeve qe vijnë nga qarkullimi i gjakut gjatë orëve të lindjes.

Kremrat në shtatzëni!

Duke qënë se lëkura pëson shumë ndryshime ne shtatzani, mjekët jo vetëm që nuk i ndalojnë por edhe i rekomandojnë trajtimet estetike me maska dhe kremra. Sepse ndodh që në disa raste lëkura bëhët aq e yndyrshme saqë nëse nuk trajtohet me produktet përkatëse ajo prodhon një akne të vështirë për tu rikuperuar, ose edhe një tharje dhe rudhosje të lëkurës së fytyrës që gjithashtu vështirë të mund të ushqehet dhe hidratohet. Por ndërkohë duhet patur shumë kujdes dhe lexuar me vëmendje etiketat, sepse kremrat nuk duhet të përmbajnë në asnjë mënyrë tetraciklinë. Kremrat më të mira për tu përdorur janë ato që ruajnë hidratimin, shtojnë ushqimin, janë të holla në përbërje dhe të lehta në aplikim. Shumë e rëndësishme në shtatzani është përdorimi i kremit mbrojtës më SPF maksimal. Sepse duke qenë se organizmi ka shpërthime të përqëndruara hormonale, lëkura ka tendenzë të tejmbushet me njolla kafe.

Trajtimet e trupit!

Paniku se nëse kryen masazhe, apo aplikon në sallone estetike trajtime të ndryshme për trupin, mund të ketë ndikime negative është falls në këtë rast. Janë shumë të këshillueshme në muajt e parë deri në 6-të të shtatzanisë, paketat me masazhe anticelulit sepse ato lehtësojnë këmbët, favorizojnë një qarkullim gjaku më të mirë, largojnë toksinat nga trupi dhe pengojnë grumbullimin e kripërave dhe proteinave.  Shumë e rëndësishme për pjesën  lëkurës së trupit është përdorimi i vajrave ose kremrave për të evituar shfaqjen e strijave/ carjeve të lëkurës. Por duhet pak vëmendje në përgjedhjen e tyre sepse duhet të jenë 100 për qind me origjinë vegjetale. Ndaj si më i këshillueshmi në të gjithë botën për këta muaj special është vaji i bajames. Duhen evituar ato me përbërje kafeine ose algash.

Çereta në shtatzëni

Depilimi me çerë është i këshillueshëm nga fillimi i shtatzanisë deri në fund, sigurisht nëse ai i besohet duarve ekspertë. E vetmja këshillë në këtë rast është evitimi i kremrave depilues që blihen në farmaci ose markete, sepse edhe pse shpesh here na duken më pak traumatike dhe e largojnë qimen me më pak dhimbje se çera sepse ato përmbajnë shumë kimikate të forta në mënyrë të tillë qe pas tyre të ngjitet qimja e cila mendohet që largohet më rrënjë.

Të ndaluara

Në fund kemi një listë shërbimesh për te cilat mjekët gjinekologë mendojnë që nuk duhet të ketë asnjë lloj diskutimi dhe të mos i nënshtrohemi gjatë muajve të shtatznisë. Këtu përfshihen futja e trupit në solarë, në sauna me banjo turke ku vështirësohet qarkullimi i gjakut dhe frymëmarja. Ndalohet përdorimi i produkteve shumë të ftohta, kremrave me mente, trajtimeve ose edhe konsumimit të akullit.

*Përgatiti Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025485038757324
array(1) { ["section"]=> string(78) "shtatzenia-ja-cfare-duhet-dhe-nuk-duhet-te-beni-gjate-muajve-te-pritjes-165548" }