Shtëpia e Bardhë i ndalon qasjen gazetarit të CNN

Publikuar tek: bota, më 09:29 08-11-2018 Shtëpia e Bardhë i ndalon qasjen gazetarit të CNN

Shtëpia e Bardhë ia pezulloi kredencialet korrespondentit kryesor të CNN-it, disa orë pas një shkëmbimi gjaknxehtë midis tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

 

Një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë u përpoq t’ia merrte mikrofonin gazetarit Jim Acosta në një konferencë për media të mërkurën, por ai insistoi me pyetjet e tij.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha më pas se qasja e gazetarit është ndaluar pasi “ai ka vënë duart mbi një grua të re”, raporton REL, transmeton newsbomb.al.

Acosta tha se pretendimet e Sandersit janë “gënjeshtra”.

Në konferencën për media, presidenti Trump tha se gazetari i CNN-it “është një person i pasjellshëm dhe i tmerrshëm”.

Acosta i sfidoi pohimet e Trumpit për një karvan të migrantëve që është nisur nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së. Trump e ka cilësuar këtë karvan migrantësh si “pushtim”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hetime ne 4 shtete të fuqishme, kapet sasia më e madhe e drogës në 20 vite
Të shtëna me armë në mes të lokalit në Kaliforni, ka viktima »
Article Logic
Execution time: 0.004004955291748
array(1) { ["section"]=> string(56) "shtepia-e-bardhe-i-ndalon-qasjen-gazetarit-te-cnn-140704" }