Shtëpia e Bardhë: Kemi vrarë gabimisht dy pengje të Al Kaedas. Obama kërkon ndjesë

Publikuar tek: bota, më 15:59 23-04-2015 Shtëpia e Bardhë: Kemi vrarë gabimisht dy pengje të Al Kaedas. Obama kërkon ndjesë Pengu amerikan Warren Weinstein dhe Giovanni Lo Porto të vrarë gabimisht nga sulmi me dron

Dy pengje të Al Kaedas janë vrarë aksidentalisht nga forcat amerikane gjatë një sulmi në një kompleks në kufi të Afganistanit dhe Pakistanit. Në një deklaratë, presidenti i SHBA Barack Obama shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. Ai tha se "është një e vërtetë e hidhur - që në mjegullën e luftës, mund të ndodhin gabime vdekjeprurëse". 

Deklarata nga Shtëpia e Bardhë thotë se pengu amerikan Dr. Warren Weinstein dhe shtetasi italian Giovanni Lo Porto, të mbajtur peng nga Al-Kaeda, janë vrarë aksidentalisht. Zyrtarët amerikanë thanë se pengjet janë vrarë në dy sulme të ndryshme në territorin e Hindu Kush në 14 dhe 19 janar.

Presidenti Barack Obama ka thënë se kjo është një e vertëtë e hidhur dhe mizore, që në mjegullën e luftës mund të ndodhin gabime njerëzore. Obama ka kërkuar ndjesë për operacionin ku humbën jetën dy pengjet.

“Si president dhe komandant i përgjithshëm unë marr përgjegjësinë e plotë për të gjitha operacionet kundër terrorizmit. Nuk mund ta imagjinoj se sa shumë vuajnë familjet e dy viktimave sot”, tha presidenti Obama.

Incidenti paraqet një goditje të rëndë për Agjencisë Qendrore të Inteligjencës dhe programit të saj të fshehtë për sumlet me drone në Pakistan, program që është mbështetur dhe zgjeruar edhe nga presidenti Obama.

 

Giovanni Lo Porto, 38 vjeç nga Palermo u rrëmbye në 19 janar 2012 nga katër burra të armatosur së bashku me kolegun gjerman Bernd Muehlenbeck, 59 vjeç. Ai gjendej në Multan, në provincën e Punjab, me kalë ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit, ku po punonte si kreu i një projekti gjerman. Një djalë kurajoz dhe kompetent. Pas laureimit në Londër, në bashkëpunimin ndërkombëtar, u specializua në Japoni. Në karrierën e tij është përballur me situate kritike, fillimisht në Afrikë, më pas në Haiti, deri në udhëtimin e fundit në Pakistan ku drejtonte rikonstruksionin e vendit me fondet humanitare të BE.

I vetmi lajm që shkau për të është një video e dhjetorit 2012, në të cilën kolegu i tij gjerman i kërkon ndihmë qeverisë gjermane. “Tani jemi në vështirësi thotë Bernd në video. Ju lutem merrni kërkesat e xhihadistëve. Mund të na vrasin në çdo moment. Nuk e dimë se kur. Mund të jetë sot, nesër apo pas tre ditësh”.

Giovanni nuk duket në video, por kolegu i tij flet në shumës. Që prej atëherë nuk është dëgjuar asgjë për të.

Në qershor 2013, ministrja Emma Bonino merr një letër nga shoqata për të ndërhyrë menjëherë për rastin. Ndërkohë që në vitin e dytë të rrëmbimit të tij, më shumë se 48 mijë persona në gjithë botën firmosën peticionin online “Duam lirimin e Giovannit”. Një shpresë që sot u shua përgjithmonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.061488151550293
array(1) { ["section"]=> string(85) "shtepia-e-bardhe-kemi-vrare-gabimisht-dy-pengje-te-al-kaedas-obama-kerkon-ndjese-9533" }