Shtëpia e Bardhë me 5 fjali: Presidenti Obama iu bashkua takimit mes zv.presidentit Biden dhe Ramës

Publikuar tek: politike, më 07:01 15-04-2016 Shtëpia e Bardhë me 5 fjali: Presidenti Obama iu bashkua takimit mes zv.presidentit Biden dhe Ramës

‘’Presidenti Obama iu bashkua takimit mes zëvendëspresidentit Biden dhe kryeministrit të Shqipërisë Rama’’, kështu raporton Zyra e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, për mediat dhe publikun.

Komunikimi i plotë me 5 fjali:

Presidenti Obama iu bashkua takimit mes zëvendëspresidentit Biden dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Presidenti, zv.presidenti dhe kryeministri theksuan rëndësinë e partneritetit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti dhe zv.presidenti shprehën vlerësimin për rolin kritik që ka luajtur  Shqipëria në avancimin e sigurisë rajonale dhe rikonfirmuan rëndësinë e mbajtjes së derës hapur për integrimin Euro-Atlantik për stabilitet në Bllkan.

Presidenti dhe zv.presidenti përgëzuan Shqipërinë për lidershipin e saj në promovimin e tolerancës fetare, kontributin më të rëndësishëm të Shqipërisë në koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS dhe për hapat domethënës që Shqipëria ka ndërmarrë për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Presidenti dhe zv.presidenti gjithashtu ranë dakord për rëndësinë e vazhdimit të reformave më qëllim avancimin e integrimit europian të Shqipërisë.

 

 ediramashtepiabardhe2.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Gjeni ndryshimin’’, si janë takuar me Obamën liderët e Gjermanisë, Italisë, Francës. Si u takua dje Rama (FOTOT)
Ambasada amerikane dhe Delegacioni i BE-së thirrje partive politike: Përgjegjësi madhore për të arritur marrëveshjen »
Article Logic
Execution time: 0.025608062744141
array(1) { ["section"]=> string(104) "shtepia-e-bardhe-me-5-fjali-presidenti-obama-iu-bashkua-takimit-mes-zv-presidentit-biden-dhe-rames-37732" }