Shtëpia e Fishtës/ Forumi për Trashëgimninë, Kumbaros: Jeni bërë qesharakë, që ju ardhtë mandata, vetëm fjalë

Publikuar tek: kulture-art, më 09:18 26-10-2016 Shtëpia e Fishtës/ Forumi për Trashëgimninë, Kumbaros: Jeni bërë qesharakë, që ju ardhtë mandata, vetëm fjalë Objekti i shtepise se At Gjergj Fishta, i shpallur monument kulture

Ndërkohë që dy ditë më parë ishte përvjetori i 145-të i lindjes së At Gjergj Fishtës, Forumi për Trashëgimninë Kulturore vë nën akuzë ministrinë e Kulturës për indiferencën e treguar jo për datën, por për të vetmin monument që na mbetet nga Fishta, shtëpinë e tij. 

Për shtëpinë e Fishtës ka dy shpallje si monument culture, ndërkohë që ministria vazhdimisht thotë se merret me projektin.

E ndërkohë që nuk ka asnjë projekt konkret, ose asgjë publike, Forumi për Trashëgimninë Kulturore ngre zërin me akuza të forta.

“Sa ministri qesharake! Kemi project – s’kemi projekt; ka pronësi – s’ka pronësi; vendi ku ka lindur – vendi ku ka jetuar.

Po pse vazhdoni të ekzistoni? Çfarë bëni? Si ju durojnë? Po a ka një ligj që monumentet rindërtohen edhe në rastin kur ato digjen? Apo edhe nëse shemben (si në rastin konkret)? Po nëse ka projekt e financim përse nuk shpronësohet ai copë truall, që në majë të Fishtës bën dy lekë të shkreta? Po si ju iku mandate me lojëra fjalësh, që ju ardhtë mandata, ju ardhtë? Po a e kuptoni se ç’ministri qesharake jeni shndërruar…dhe nga sa duket do të vazhdoni ende me ilaritet dramatik”? shkruhet në faqen e Forumit për Trashëgimninë, këtë radhë me doza shumë të ashpra kritike ndaj ministrisë së kulturës për lojërat e fjalëve për këtë shtëpi.

fishta1

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EKSKLUZIVE/ Kush është vajza që po mban mbërthyer publikun, flet Rozana Radi: Çfarë i thashë që më mbrojti kur isha rrëzuar...
Pas Skëndërbeut, në Gjenevë do ngrihet edhe shtatorja e Shën Terezës »
Article Logic
Execution time: 0.023832082748413
array(1) { ["section"]=> string(110) "shtepia-e-fishtes-forumi-per-trashegimnine-kumbaros-jeni-bere-qesharake-qe-ju-ardhte-mandata-vetem-fjale-57426" }