Shtëpia e Gjetheve/ Berisha sulmon Bollinon, Lubonjën dhe Ngjelën. I përgjigjet gruaja e Bollinos

Publikuar tek: politike, më 22:56 21-02-2015 Shtëpia e Gjetheve/ Berisha sulmon Bollinon, Lubonjën dhe Ngjelën. I përgjigjet gruaja e Bollinos

Në një shkrim të gjatë në profilin e tij në facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për “Shtëpinë e Gjetheve” të inaguruar pak muaj në Tiranë dhe për atë çfarë nënkupton ky vend për kryeministrin Edi Rama dhe “neobllokmenët” e tjerë, siç i konsideron Berisha, Carlo Bollinon, Fatos Lubonjën, Spartak Ngjelën dhe Bashkim Shehun.

Shkrimi i Berishës ka nxitur edhe reagimin e gruas së gazetarit Carlo Bonino, Alba Malltezi, e cila i konsideruar fjalët e ish-kryeministrit si të pavërteta.

Duke përmendur disa veprime të Ramës që prej kohës që kur u bë kryeministër, Berisha shprehet se ai po mundohet të pastrojë figurën e diktatorit Enver Hoxha, me ndihmën edhe të Bollinos.

Ndërsa Lubonjën dhe Ngjelën i konsideron si neobllokment, të cilët e kanë të vështirë të dënojnë krimet e kryera nga Hoxha gjatë dikaturës së tij.

Vetëm gruaja e Bollinos ka reaguar deri më tani ndaj shkrimit të Berishës, për të cilin është shprehur se ndonëse ka moshën e babait të saj, do i vinte turp të kishte një baba si Berisha.

Kliko – Për statusin e Berishës

Kliko – Për statusin e Alba Malltezit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Darkë pajtimi Rama-Blushi, Blushi: Nuk më frymëzon më si lider
Tahiri: Banorët u paralajmëruan për përmbytjet »
Article Logic
Execution time: 0.021730899810791
array(1) { ["section"]=> string(99) "shtepia-e-gjetheve-berisha-sulmon-bollinon-lubonjen-dhe-ngjelen-i-pergjigjet-gruaja-e-bollinos-4079" }