‘Shtet ku je’, legjenda e KOMBËTARES në luftë për jetën

Publikuar tek: sport, më 17:30 19-08-2018 ‘Shtet ku je’, legjenda e KOMBËTARES në luftë për jetën Fatmir Frashëri

Legjenda e futbollit shqiptar Fatmir Frashëri raportohet se ndodhet në gjendje rëndë shëndetësore. 

Lajmin e ka dhënë studiuesi Përparim Kabo, i cili i ka bërë apel shtetit për t’ i ardhur në ndihmë ish-mbrojtësit të Tiranës, Partizanit dhe kombëtares së Shqipërisë.

Kabo, ka dhënë lajmin e papritur dhe ka shprehur indinjatën e tij për neglizhimin që shteti po u bën figurave që kanë kontribuar në futbollin shqiptar ndër vite.

“Një lajm i trishtë …i Madhi Fatmir Frashëri në gjendje të rëndë shëndetësore…Me fatalitetin nuk mund te ndeshesh vërtet, por ama çdo sekond i jetes është me vlera…Shtet ku je…”, ka shtuar profesori.

Frashëri ka qenë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë në 12 takime. Pasi u tërhoq nga futbolli në 1972, iu përkushtua rolit të trajneri. Ai drejtoi Tiranën, Dinamon, Besën dhe Naftëtarin. Me dinamovitët fitoi titullin e vetëm si trajner në vitin 1986.

REAGIMI I PLOTË:

Një lajm i trishtë …i Madhi Fatmir Frashëri në gjendje të rëndë shëndetësore…Me fatalitetin nuk mund te ndeshesh vërtet, por ama çdo sekond i jetes është me vlera…Shtet ku je…ministra dhe ju me demek parellinj…Ministria e Shendetësisë…ku është…Federata e Futbollit…Zoti Duka…ku je…iku Dhalesi heshtje dikur  më heret Kodra i Dinamos harresë…Iku Skënder Hyka heshtje…Ali Mema është shumë rëndë…Po pse kjo sjellje…ndaj këtyre shqiptarëve…që kanë nderuar kombin me fanelën KUQ e ZI….Dilni nga cinizmi dhe bëhuni njerez….Mik i shtrenjtë Fatmir Frashëri unë lutem për ty…

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U mundën nga Napoli, Strakosha flet si lider: Nuk jemi inferior ndaj askujt
Poston foto me Ronaldon, Elseid HYSAJ i bën komentin epik ish-lojtarit të Juventus (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.018472909927368
array(1) { ["section"]=> string(59) "shtet-ku-je-legjenda-e-kombetares-ne-lufte-per-jeten-131578" }