‘Shteti ka rënë’, Basha i bashkohet protestuesve te Unaza e Re: Mbroni veten tuaj

Publikuar tek: aktualitet, më 14:13 09-11-2018 ‘Shteti ka rënë’, Basha i bashkohet protestuesve te Unaza e Re: Mbroni veten tuaj

Kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar me banorët e Unazës së Re, të cilëve do t'u shemben shtëpitë dhe bizneset në kuadrin e projektit për zgjerimin e rrugës.

Basha u shpreh se shembja e këtyre banesave është dëshmi e rënies totale të shtetit.

“Të jeni të sigurtë se ajo që kam dëgjuar brenda (në takim) është edhe më tronditëse se ajo që panë shqiptarët. Ka një detaj pak ndryshe nga ç'tha Klevisi: nuk ka ligj për shembjen e këtyre shtëpive, por u kanë çuar një njoftim dhe u kanë vënë kryqin me bojë tek dera.

Nuk ka asnjë njoftim që këtyre familjeve t’u jepet kohë , të gjithë janë në gjendje terrori psikologjik: "Ikni se do t’u shembim shtëpitë!"

Kjo është gjendja ku ka rënë shteti shqiptar, ku asgjë nuk respektohet. Pse? Se Rama dhe Veliaj kanë një projekt që të pastrojnë paratë e drogës dhe të ndërtojnë shumëkatëshe në këtë zonë.

Duan t’i largojnë këta njerëz pa u dhënë asgjë dëmshpërblim për të pasuruar një grusht loligarkësh. E kam paralajmëruar sa e rrezikshme është kjo aferë. Ajo që nisi me Teatrin Kombëtar, do të përfundojë në pragjet e shtëpisë. Ja ku është ajo që kemi paralajmëruar.

Mbështesni me protestën tuaj të drejtën e këtyre familjarëve. Mbroni veten tuaj kundër kësaj të keqeje që po ndodh këtu”, u shpreh Basha  

Banorët kanë protestuar gjatë këtyre ditëve në rrugë duke kërkuar transparencë për shembjet dhe dëmshpërblim të plotë. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blloku “Vasil Shanto” me ndriçim LED
‘Sot u mbajt një minutë heshtje për Kacifas në Parlamentin grek’, gazetari: Pas tre vitesh do rivarroset në... »
Article Logic
Execution time: 0.047837972640991
array(1) { ["section"]=> string(84) "shteti-ka-rene-basha-i-bashkohet-protestuesve-te-unaza-e-re-mbroni-veten-tuaj-140894" }