“Shteti mbarte dy të këqija të mëdha, që rridhnin nga fakti se ishte kurvë: nuk kishte brekë në bythë dhe të shiste për dy lek”

Publikuar tek: kulture-art, më 16:55 02-09-2016 “Shteti mbarte dy të këqija të mëdha, që rridhnin nga fakti se ishte kurvë: nuk kishte brekë në bythë dhe të shiste për dy lek”

Dy shtatori është ditëlindja e shkrimtarit, gazetarit dhe politikanit shqiptar Teodor Keko.

Gazetarja Beti Njuma ka kujtuar personalitetin e shquar nëpërmjet një pjesë të shkëputur nga libri i tij “Curriculum Vitae”.

Teodor Keko-Curriculum Vitae

Kur unë i parashtrova tekstualisht kryeministrit këtë argumentim të së vetmes “shkelje” time të faktuar e të pranuar gjatë ushtrimit tim të detyrës shtetërore, ai qeshi dhe kujtoi se më ngushëlloi, kur, pasi më pyeti sesi e flakërita drejt e në rrugë me shkelma tjetrin, më tha se ky ishte vetëm preteksti. Mua më kishin hequr konjukturat politike, ato konjuktura, me të cilat merret vesh, një injorant si puna ime në fushën e politikës i kishte konsideruar letër higjenike!

- Hajde, më hëngshin mutin pra, me gjithë konjuktura! – i thashë dhe ia mbatha nga zyra e tij.

Komedija ishte se, stenografja e kryeministrit ra në hall: ajo nuk dinte si të zbardhte frazën time, pasi biseda e takimit të kërkuar prej meje ishte protokollare dhe duhej të zbardhej e të arshivohej!

Po në gjithë këtë histori, të cilën e kisha harruar dhe m’u kujtua vetëm prej Anës, mua m’u bë mirë që e hëngra! Mëma ime, profetja e dytë dhe e fundit e racës sime, ma kishte treguar një mijë herë historinë e gjyshit tim, i cili, kur u kthye nga SHBA, ku pati emigruar nja 30 vjet, nuk u josh e nuk pranoi të punonte në shtet, sepse, sipas tij, shteti mbarte dy të këqija të mëdha, që rridhnin nga fakti se ishte kurvë: nuk kishte brekë në bythë dhe të shiste për dy lek!....

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbretëria Shqiptare dhe një dëshmi e panjohur me prapaskena nga Hajredin Bej Cakrani
Divat shqiptare të skenave botërore bashkë për Nënë Terezën i japin zë Bazilikës së San Paolos »
Article Logic
Execution time: 0.020955085754395
array(1) { ["section"]=> string(129) "shteti-mbarte-dy-te-keqija-te-medha-qe-rridhnin-nga-fakti-se-ishte-kurve-nuk-kishte-breke-ne-bythe-dhe-te-shiste-per-dy-lek-51685" }