Shtohen kërkesat për golshënuesin shqiptar të ‘’Champions League’’, Partizani klauzolë të majme

Publikuar tek: sport, më 08:23 17-07-2016 Shtohen kërkesat për golshënuesin shqiptar të ‘’Champions League’’, Partizani klauzolë të majme

Realdo Fili pas largimit nga Apolonia e ka gjetur veten dhe ka marrë rol kyç në formacionin e Partizanit. Fieraku 20-vjeçar, i cili shënoi golin e parë në Champions League kundër Ferencvarosh, tashmë është në radarët e disa klubeve.

Por klubi i kuq nuk ka ndërmend që ai të largohet si lojtar i lirë apo me pak kosto. Drejtuesit e Partizanit tashmë kanë vendosur një shifër klauzolë për kartonin e tij, duke e cilësuar në treg me vlerën e 200 mijë eurove.

Sipas burimeve të mediave të ndryshme, ai është përfshirë në listën e menaxherëve të Ferencvarosh, të cilët kanë kërkuar të dhëna më shumë për mesfushorin me tipare sulmuese, por edhe Slovan Bratislava ka hedhur një hap drejt tij, pasi e vëzhguan në fushë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi nuk u bind për të, Rashica gol spektakolar para pak minutash
Intervista/ Paula Jaku, bukuroshja tregon pasionin për modën dhe futbollin ­ »
Article Logic
Execution time: 0.24463510513306
array(1) { ["section"]=> string(96) "shtohen-kerkesat-per-golshenuesin-shqiptar-te-champions-league-partizani-klauzole-te-majme-46853" }